- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

8 mars solidarizimi me gratë dhe vajzat e Ukrainës

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, studentët e tre klubeve studentore të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, klubi studentor Back2book Club si nismëtar, dhe Klubi i Leximit dhe Kritikës me Klubin Studentor për Edukim Mjedisor IDEA, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Fakultetit, organizuan një aktivitet sensibilizues dhe solidarizues me gratë dhe vajzat e Ukrainës. Këtë aktivitet e nderoi me pjesëmarrjen e saj Znj. Tatjana Shkurova, bashkëshorte e Shkëlqesisë së tij, Ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Z. Volodimir Shkurov, dhe të Konsullit të Nderit të Ukrainës në Tiranë, Z. Bledi Bajraktari.

Gjatë pritjes së ngrohtë në mjediset e Dekanatit, Dekani Prof. Dr. Sabri Laci përcolli me emocion solidarizimin me popullin e Ukrainës dhe në vecanti me gratë dhe vajzat e atij vendi, dhe e vuri në dijeni zonjën Shkurova se Fakulteti ka ndërmarrë dhe po vazhdon të ndërmarrë aksion të mbledhjes së ndihmave humanitare për këtë situatë. Zonja Shkurova falenderoi gjithë drejtuesit e FHF për pritjen si edhe studentët vullnetarë për organizimin, dhe tha se ajo ndihej si në mjedisin e vet profesional, për shkak të formimit të vet si filologe.

Në vijim, në sallën 210 të FHF, qindra studentë anëtarë të klubeve studentore e prisnin zonjën Shkurova. Profesorja e nderuar Vali Duka, përgjegjëse e Departamentit të Historisë në FHF, bëri një hapje mjaft emocionuese të takimit, duke e cilësuar këtë si 8 marsin më domethënës që ajo ka përjetuar. Pasi përgëzoi nxehtësisht studentët për nismën e mrekullueshme, ajo theksoi dhimbjen me të cilën cdo grua dhe nënë shqiptare e përjeton sakrificën e grave e nënave të Ukrainës në këto ditë të tmerrshme lufte. Edhe Prof. Romeo Hanxhari, përgjegjës i Departamentit të Gjeografisë, theksoi se nisma fisnike e studentëve të Klubeve studentore merr vlerë dyfish duke patur parasysh që jo më larg se rreth 20 vjet më parë, ne si shqiptarë kemi përjetuar të njëjtat vuajtje të luftës gjatë agresionit milosheviçian në Kosovë, çka na bënë më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të padrejta të popullit të Ukrainës.

Znj. Shkurova ndau me studentët e klubeve studentorë të FHF-së dhimbjet, sakrificat, përjetimet, vuajtjet dhe gjithë panoramën dramatike të gjendjes ku ndodhen gratë vajzat dhe çdo qytetar ukrainas në vijim të këtij agresioni të pajustifikuar. Fjala e saj përcolli emocione të mëdha tek të pranishmit. Sakaq, Znj. Shkurova falenderoi dhe tregoi mirënjohjen për secilin student në auditor dhe mbarë shqiptarët për solidarizimin e tyre me kombin ukrainas, dhe vecanërisht me gratë dhe vajzat e Ukrainës në këtë 8 mars sensibilizimi. Shumë studentë, vullnetarë të Klubeve studentore të FHF, i shprehën solidaritet, dhe ndërmorën një bashkëbisedim të ngrohtë me pyetje e përgjigje me Ambasadoreshën Znj. Shkurova.

Në vijim, sipas agjendës së hartuar prej vetë atyre, studentët vullnetarë u organizuan në një nga sheshet kryesore të Tiranës për të takuar gra dhe vajza me qëllimin për t’i ndërgjegjësuar që të bëhen pjesë e lëvizjes për ndihma humanitare për Ukrainën, duke gjetur përkrahje dhe përgëzim nga cilado grua që takuan. Studentëve iu bashkuan edhe zonja Shkurova, si dhe zv. Dekane Prof. Dr. Dhurata Shehri, Prof.dr. Valentina Duka, Dr. Esmeralda Kolaneci, etj. Së bashku të gjithë shpërndanë fletëpalosje informative mbi ndihmat humanitare, si dhe dhuruan lule me simbolet e Ukrainës për gratë dhe vajzat shqiptare duke iu bërë thirrje atyre që të solidarizohen me veprime konkrete me qëndresën dhe sakrificat e grave dhe vajzave ukrainase. Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për paqe dhe si  një lutje që gjithkush, grua apo burrë, shtetar apo shtetas, duhet të çmojë jetën dhe harmoninë mes popujve.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme