- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Çmimet e larta të qerave shtyjnë qytetaret drejt zonave periferike

Me rritjen e popullsisë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kryeqytetit,kërkesat për shtëpi me qera janë në rritje duke ndikuar në tendencat dhe çmimet e tregut. Edhe pse ndërtimet janë të shumta vitet e fundit në kryeqytet,trendi i rritjes së çmimeve do të vijojë. Sipas ekspertëve të agjencive imobiliare në zonat më të lira çmimet nisin nga 350 €,por sa të përballueshme janë këto çmime për qytetarët?

Telefonata me qiradhënësin:

-“Përshëndetje!”

-“Jam e interesuar për atë njoftimin e apartamentin 1+1, a është ende i lirë?”

-“Po,çfarë jeni ju,dy vajza?”

-“Po.”

-“E kuptoj.”

-“Mund ta di çfarë zone është dhe sa kushton?”

-“Zona sipër ekonomikut,afër Qytet Studenti ndërsa çmimi 350 (mijë lekë)/(35000 l),apartament 1+1 i kompletuar.”

Intervistat me qytetarët:

-“Ju jetoni në shtëpi me qera?”

-“Po në shtëpi me qera.”

-“Me sa persona jetoni?”

-“4 veta jemi”.

-“Sa paguani në muaj?”

-“290(mijë lekë) është qeraja dhe na bie goxha mirë.”

-“Çfarë zone e keni shtëpinë?”

-“Vilat Amerikane,ka goxha shtëpi me qera të lira.”

-“Po kur e zgjodhët shtëpinë kishte më shumë rëndësi çmimi apo vendodhja?”

-“Edhe çmimi,edhe vendodhja,sepse u munduam të gjejmë një shtëpi që të jetë afër Fakultetit,kështu që të dyja.”

-“Po përsa i përket pagesës së faturave,paguani ekstra?”

-“Po faturën e paguajmë ekstra,pagesën ia japim qeraxhiut dhe ai paguan.”

Intervista 2

-“Çfarë zone e keni shtëpinë?”

-“Tek ish-terminali,tek Vilat Gjermane.”

-“Sa lekë paguani në muaj?”

-“130 (mijë lekë)”

-“Sa veta jetoni?”

-“Jetoj vetëm me dajën,dy persona.”

Intervista 3

-“Me sa persona e ndani shtëpinë?”

-“Me dy vajza të tjera,(3 persona gjithsej)”

-“Sa paguani në muaj?”

-“Paguajmë rreth 300 €”

-“Bashkë me ujë,drita,internet?”

-“Jo,jo vetëm qera.”

-“Po bashkë me ujë drita internet sa ju shkon?”

-“Le të themi 350/360 €”

-“Po kur e zgjodhët shtëpinë ishte më i rëndësishëm çmimi apo vendodhja?”

-“Me thënë të drejtën çmimi,sepse është pak larg si vendodhje por na interesoi më shumë çmimi.”

Intervista 4

-“Me sa persona e ndani shtëpinë?”

-“Unë dhe ime bijë.”

-“Sa paguani në muaj?”

-“300 €”

-“Çfarë zone?”

-“Blloku Vasil Shanto”

-“Po kur e zgjodhët shtëpinë kishte më shumë rëndësi çmimi apo vendodhja?”

-“Më përpara vendodhja se çmimet kanë qenë më të ulëta,kam shumë vite në të njëjtin ambient.”

Çmimet e larta të qerave kanë detyruar të rinjtë të kërkojnë miq në platforma të ndryshme duke pranuar edhe të panjohur për të ndarë shpenzimet e shtëpisë.

Mes çmimit dhe vendodhjes qytetarët kanë zgjedhje primare çmimin dhe mund të sakrifikojnë kohën për të arritur angazhimet e tyre të përditshme.

Shënim: Produksioni është realizuar në funksion të lëndës “Shkrim TV dhe web” nga Anisa Plaku, Anja Hysa, Xhesika Sulaj, Andeta Kapa, studente të vitit të I-rë bachelor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme