- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit: vend pune vakant për personel akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Asistent – Lektor”

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune vakant për personel akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Asistent – Lektor”, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:

Kritere të përgjithshme:

Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
Të kenë përfunduar studimet universitare të nivelit të parë Bachelor dhe të ciklit të dytë Master i Shkencave ose diploma të barasvlershme me to, në degën Gazetari dhe Komunikim;
Nota mesatare për studimet universitare të nivelit të parë bachelor duhet të jetë mbi 9.5 (nëntë pikë pesë).
Nota mesatare për studimet universitare të nivelit të dytë Master i Shkencave ose ajo e diplomave të barazvlefshme me të, duhet të jetë gjithashtu mbi 9.5 (nëntë pikë pesë);
Të zotërojnë me dëshmi një nga pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian: angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle.
Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës, për kryerjen e një vepre penale me dashje.
Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kriteret e veçanta

Preferohen të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, ose në një universitet homolog jashtë vendit.
Preferohen të kenë përvojë pune të dëshmuar në media mbi 3 (tre) vjet;
Preferohen të kenë pjesëmarrje në aktivitete shkencore dhe kualifikime në fushën e medias dhe komunikimit brenda dhe jashtë vendit;
Preferohen të kenë njohuri në fushën e gazetarisë televizive, multimedias dhe teknologjive të reja të reja të komunikimit dhe mundësisht kontribute gazetareske publikuar në këto drejtime;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, këto dokumente:

Kërkesë me shkrim;
Curriculum vitae;
Diplomat e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent;
Listë notash të diplomave përkatëse (fotokopje e noterizuar);
Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare (fotokopje e noterizuar);
Dëshmi (fotokopje të noterizuara) pjesëmarrjeje në konferenca, seminare, workshop-e etj.
Të kenë të paktën 2 (dy) referenca nga profesorët e fushave përkatëse;
Dëshmi penaliteti;
Dëshmi (fotokopje e noterizuar) e zotërimit të gjuhës së huaj;
Certifikatë (fotokopje e noterizuar) e aftësive të përdorimit të programeve kompjuterike;
Raport mjekësor për aftësi në punë;
Kopje të librezës së punës.

Dokumentet pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së, nga data 07.03.2022 – 14.03.2022. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë. Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme