Masteri i Gazetarisë Investigative është programi më i ri në nivelin e dytë të studimeve që starton sot pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin Histori-Filologji pranë Universitetit të Tiranës.
Në këtë aktivitet të pranishëm kanë qenë dhe Ambasadori Britanik Alastair King Smith në cilësinë dhe të ambasadës që ka mbështetur hapjen e këtij programi, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Artan Hoxha, Dekani i FHF-së Profesor Sabri Laci, Kreu i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit Mark Marku si dhe Drejtuesit e ekipit të medias pranë EËMI. Gjithashtu në lidhje të drejtpërdrejt të pranishëm kanë qenë dhe dy gazetarë e profesorë në Britaninë e Madhe, Pervez Kahn nga Programi Master në Gazetarinë Investigative në Universitetin e “DeMontford-it” në Leicester dhe Richard Danbury, Profesor i gazetarisë investigative pranë “City University” të Londrës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i DGK-së Mark Marku ka deklaruar se ky program do të ndikojë pozitivisht në rritjen e raportimit cilësor në realitetin mediatik shqiptar. Gjithashtu, Marku deklaroi se synimi është të arrihet një njëhsim i diplomave me universitetin e DeMontford në Britani.
Ndërsa Ambasadori Britanik u ndal në mënyre te vecante ne rolin e lirise se medias ne Shqiperi. Ai theksoi se mbeshtetja e ketij programi ka nje rendesi te vecante pikerisht per te zhvilluar me tej lirine e Medias.
Per te mesuar me teper mbi kete program, klikoni ne Masterin e Gazetarise Investigative