- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, pjesë aktive e projektit ndërkombëtar Fakespotting Erasmus +

Një grup lektorësh të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit morën pjesë në takimin e projektit Fakespotting Eramus+ në Sevilje të Spanjës, i organizuar nga partneri lider i projektit Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me partnerët spanjollë, organizata Incoma dhe Universiteti Loyola.

Në këtë takim u diskutua finalizimi i platformës së përbashkët ndëraktive që po ndërtohet si një bashkëpunim mes universiteteve dhe organizatave partnere si dhe përgatitjen e një botimi shkencor si dhe organizimin e një sërë trajnimesh në vendet partnere.

Projekti Fakespotting Erasmus +, ku Universiteti i Tiranës është aktiv përmes punës së Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, synon të përgatisë një platformë ndërkombëtare për të rinjtë dhe profesionistët e rinj lidhur me mirë-informimin, kanalet e informimit dhe komunikimit, me theks në kujdesin dhe luftën kundër dezinformimit dhe llojeve të manipulimit informativ.

Ky takim pune dhe trajnimi vjen pas takimeve të projektit zhvilluar në Universitetin e Tiranës në korrik të vitit 2021 dhe në Tetovë të Maqedonisë së Veriut në prill të vitit 2022. Takimet e punës do të vijojnë në Novisad të Serbisë dhe në Bolonjë të Italisë.

Projekti vijon punën për përfundimin e platformës ndërkombëtare me kontribute nga Italia, Spanja, Sllovakia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Për më shumë informacione vizitoni:

https://site.unibo.it/fakespotting-project/en

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme