1. Në datën 17 janar 2024, në orën 12:00, do të zhvillohet provimi me shkrim dhe me gojë.
2. Kandidati testohet për njohuritë mbi Historinë e Shqipërisë.
3. Regjistrimi bëhet një ditë para ditës së provimit.
4. Kandidati quhet i regjistruar, me paraqitjen e tij te laborantja e Departamentit të Historisë, me dorëzimin e kopjes të mandatit (shkarko mandatin e pagesës) të paguar, si dhe të kopje të pasaportës personale.
5. Certifikata e provimit merret 1 javë pas ditës së provimit.
Apliko tani këtu… (dokumentat e nevojshëm për aplikim: 1. Kopje e pasaportës ose ID-së; 2. Kopje e mandatpagesës së kryer)
UDHËRRËFYES
Mbështetur ligjin nr.113/2020 për “Shtetësinë“, çdo shtetas i huaj që dëshiron të fitojë shtetësinë shqiptare duhet të kalojë me sukses provimin e Historisë së Shqipërisë, nëpërmjet të cilit aplikanti dëshmon se zotëron njohuri të mjaftueshme për Historinë e Shqipërisë dhe kulturën shqiptare.
Provimi i Historisë për fitimin e shtetësisë shqiptare do të organizohet si rregull të enjten e fundit të çdo muaji, në orën 16:00. Për raste përjashtimore, aplikantët do të njoftohen për datat përmes faqes zyrtare të internetit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Provimi do të ketë formën e testit me alternativa. Testi përbëhet nga 28 pyetje.
Aplikantët duhet t’i përgjigjen saktë 75% të pyetjeve për të kaluar. Kjo do të thotë se aplikantët duhet t’u përgjigjen saktë 21/28 pyetjeve që kërkohet për të kaluar testin.
Nga koha e shpallur e fillimit të provimit, aplikantët do të kenë 60 minuta për t’iu përgjigjur të 28 pyetjeve. Aplikantët duhet të paraqiten 30 minuta përpara në qendrën e testimit pranë Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës për të plotësuar dokumentacionin dhe procedurat paraprake përpara fillimit të provimit.
Para se t’i nënshtrohen provimit, aplikantët duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit.
Rezultatet e provimit do të dalin brenda 48 orëve pas përfundimit të testit. Ato publikohen në website e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe njëkohësisht i dërgohen me email aplikantëve. Aplikantët që e kalojnë testin me sukses pajisen me një dëshmi të përhershme.
Provimi i Historisë për fitimin e shtetësisë shqiptare kushton 5,000 lekë. Kjo tarifë është e pakthyeshme nëse aplikanti dështon të fitojë pikët e mjaftueshme për të kaluar testin.
Aplikantët e interesuar mund të regjistrohen online ose pranë Departamentit të Historisë të paktën 6 ditë përpara datës së shpallur nga Departamenti i Historisë për zhvillimin e provimit.
Nëse aplikanti dështon në provimin e Historisë, ai mund ta përsërisë atë në datën e ardhshme të caktuar nga Departamenti i Historisë. Për përsëritjen e provimit, aplikanti duhet të paguajë përsëri tarifën.
LITERATURA:
Historia 11, Shtëpia botuese Albas, botimet dhe ribotimet e pas vitit 2018, Tiranë.
Historia 11, Shtëpia botuese Pegi, botimet dhe ribotimet e pas vitit 2018, Tiranë.