Departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, shpall konkursin për 3 (tre) vende të lira pune, personel akademik me kohë të pjesshme, të kategorisë “Asistent-Lektor”, të cilët do të angazhohen për vitin akademik 2022-2023.
Kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, të kategorisë “’Asistent – Lektor”, të cilët do të angazhohen pranë Departamentit të Letërsisë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme
Të jenë shtesas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave (ose diploma ekuivalente me to DIND, ose DND), preferohet në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në universitetet publike të vendit ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta
Preferohet që aplikantët të kenë një notë mesatare si më poshtë vijon:
jo më të ulët se nota 8 për nivelin e studimeve Bachelor;
jo më të ulët se nota 8.5 për nivelin e studimeve DIND;
jo më të ulët se nota 9 për nivelin e studimeve Master Shkencor ose Master i Nivelit të Dytë;
Preferohen aplikantët që kanë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të moderuar dhe nxitur shkëmbimin dhe ndërveprimin mes studentëve në auditor;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
Kërkesë me shkrim për aplikim;
Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
Diplomat e studimeve universitare si dhe listë notash të diplomave përkatëse (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent;
Dëshmi (fotokopje të noterizuara) pjesëmarrjeje në konferenca, seminare, Ëorkshop-e etj (nëse ka);
Çertifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
Librezë shëndetësore;
Kopje të librezës së punës (e noterizuar, të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë) (nëse ka).
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë Degës së Burimeve Njerëzore, FHF, UT, në orarin 10.00 -14.00, datë 26.09.2022- 30.09.2022. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje dhe me intervistë (nëse është e nevojshme).