Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave ( shkurt 2023) dhe me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së studentëve në mbrojten dhe restaurimin e ligatinave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë organizoi sot në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta konkursin “Ligatinat, rëndësia dhe vlerat mjedisore”. Aktiviteti iu dedikua studentëve dhe punimeve të tyre ne tre kategori, poster, ese dhe video. Punimet më të mira u vlerësuan me çmime:
Çmimin e parë për kategorinë poster e fitoi studentja Dafina Spahiu;
Çmimin e parë për kategorinë ese e fitoi studentja Begeza Gërbi;
Çmimin e parë për kategorinë video e fitoi studentja Fatlinda Kadiu.
Çmimin inkurajues e fitoi studentja Brikena Saraçi.
Aktiviteti u përshëndet nga Dekani i Fakultetit, prof.dr. Sabri Laçi i cili falenderoi studentët për pjesëmarrjen. Gjatë aktivitetit në shenjë simbolike të Ditës Nderkombëtare të Ligatinave studentët mbollën fidanë pishe të buta buzë lagunës.