Nga Klarisa Rrushi
Nga 1 shtatori i këtij viti, edhe blerja me e vogël, ajo e një buke apo dhe vetëm e një orbiti do te faturohet dhe deklarohet nga biznesi ne kohe reale. Ky sistem, kryhet ne kuadër te fiskalizimit një proces i cili synon formalizmin ekonomik.
Por pavarësisht qëllimit të mire, bizneset janë përballur me disa vështirësi dhe ngrenë shqetësimin për kostot e larta të këtij procesi. “Ekonomisti ynë ka pak kohë që na ka lajmëruar dhe ne po kryejmë procedurat nëse kasa që kemi aktualisht i përshtatet fiskalizmit. Në rast se jo, detyrohemi të marrim një kase të re”, tha Dita Jazxhi, pronare e një librarie në Tiranë.
Krahas kostove bizneset vlerësojnë si problematike dhe përdorimin në sistemin e ri fiskal. Sipas znj. Jazxhi problemi qëndron tek moshat me te mëdha. sesa të vështirë do e kenë prindërit e mi përdorimin e sistemit. Për shembull kemi printerin fiskal, limiti arkës, derdhja më pas në bankë. Sa vijnë dhe gjerat po vështirësohen.
Pavarësisht fushatave sensibilizuese, ka ende biznese që nuk janë të informuar mbi këtë proces i cili transformon tërësisht mënyrën e faturimit: “Nuk është se jam ne dijeni, por me aq sa kam dëgjuar nuk me duket e drejte. Patëm një vit të vështirë dhe presim që gjërat të na lehtësohen e jo të bëhen më të vështira”.
Procesi i fiskalizimit u lançua që prej vitit 2019, por zbatimi i saj u shty disa herë për shkak se bizneset nuk ishin ende gati.