E nderuar Znj. Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
E nderuar Znj. Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sporteve të RSH-së,
E nderuar Znj. Margariti, Ministre e Kulturës të RSH-së,
I nderuar Z. Gjinushi, Kryetar i ASH të RSH-së,
I nderuar Z. Kraja, Kryetar i ASHA të Republikës së Kosovës,
Të nderuar autoritete drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë dhe të shkencës,
Të nderuar përfaqësues të klerit,
Të nderuar pjesëmarrës nga vendi dhe bota,
Është nder dhe privilegj që, si përfaqësues i Universitetit të Tiranës, të përshëndes Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike – një veprimtari shkencore ndërinstitucionale e rëndësishme, si për tematikën dhe mesazhet që përcjell, ashtu edhe për pjesëmarrjen e gjerë, kontributet e shumta dhe perspektivat kërkimore e studimore që hap.
Meqenëse nisma për organizimin e kuvendit ishte e Akademisë së Shkencave të RSH-së dhe e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RK-së, dëshirojmë të përgëzojmë drejtuesit dhe stafet e këtyre institucioneve për vizionin dhe angazhimin serioz për realizimin e tij. Institucionet e tjera organizatore meritojnë falënderime për përkrahjen e nismës, gatishmërinë për të bashkëpunuar, si dhe kontributin e çmuar në arritjen e objektivave të kuvendit.
Organizimi i këtij kuvendi tregon se në fushën e studimeve albanologjike ka ende shumë çështjet për t’u studiuar dhe se interesi i kërkuesve dhe institucioneve shkencore për të zbuluar të vërtetat ende të panjohura për gjuhën dhe letërsinë shqipe, historinë dhe arkeologjinë, etnologjinë, kulturën, artin dhe arkitekturën autentike shqiptare, traditat, zakonet, religjionet etj., është shumë i madh.
Si organizator i kuvendit dhe kontribuues me një numër të konsiderueshëm kumtuesish, Universiteti i Tiranës, dëshmon edhe njëherë përkushtimin për të qenë partner serioz në veprimtari me spektër të gjerë dhe me rëndësi kombëtare.
Të nderuar pjesëmarrës,
Universiteti i Tiranë, si një prej IAL-ve me fokus të veçantë në edukimin dhe studimet albanologjike, është një tempull i spikatur i dijes, vatër e lirisë së fjalës, debatit shkencor dhe kritikës së shëndetshme, ku janë formuar korifenj të albanologjisë (Çabej, Buda, Demiraj, Kadare, Agolli …) dhe ku kanë kontribuuar dhe kontribuojnë studiues të mirënjohur të gjuhës shqipe, letërsisë, historisë, trashëgimisë kulturore, komunikimit, çështjeve demografike dhe sociale, të së drejtës zakonore shqiptare, të antropologjisë dhe çështjeve etnike etj.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, si një prej gjashtë njësive kryesore të Universitetit të Tiranës, është bashkorganizator me Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës në “Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, i cili është aktiviteti shkencor më jetëgjatë në hapësirën shqiptare, për sa u përket studimeve albanologjike (Sesioni i 39-të i tij u mbajt në gusht të vitit 2021).
Çdo vit në këtë universitet diplomohen dhe kualifikohen profesionistë të shumë fushave; organizohen konferenca dhe tubime të tjera shkencore; botohen monografi, libra, revista, tekste universitare; hartohen e zbatohen projekte kërkimore-shkencore, rezultatet e të cilave promovohen dhe shpërndahen tek studiuesit, studentët dhe publiku i gjerë; priten personalitete të shquara të shkencës, kulturës, artit, gazetarisë, politikës, diplomacisë, vendës dhe të huaj, me të cilët zhvillohen debate të gjera e të frytshme për çështje të rëndësishme të kohës.
Si i tillë, Universiteti i Tiranës është një aset i çmuar për vendin dhe kombin shqiptar, gjithmonë i hapur dhe i gatshëm për t’u përfshirë në veprimtari shkencore me interes për emancipimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të shoqërisë dhe kombit shqiptar, për prezantimin e identitetit, autoktonisë dhe autenticitetit të popullit shqiptar, si dhe të vullnetit të tij të përhershëm për ndërveprim e bashkëpunim me institucionet akademike e universitare të vendeve fqinje dhe atyre të largëta, për promovimin e vokacionit euro-atlantik të shqiptarëve dhe të dëshirës së tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa dallim race, etnie, gjuhe, kulture, besimi etj.
Duke falënderuar ngrohtësisht organizatorët dhe mbështetësit e këtij kuvendi edhe në emër të Rektorit të UT-së, Prof. dr. Artan Hoxha, ju urojmë suksese pjesëmarrësve në prezantimin e kontributeve të tyre shkencore.
Faleminderit për vëmendjen!
Tiranë, më 25.11.2021