Gëzim Hilaj, student i vitit të tretë (bachelor) në degën Gazetari dhe Komunikim, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë është shpallur ndër 15 finalistët e konkursit prestigjoz të “Thomson Foundation Young Journalist Award”. Tematika e konkursit ishte mbrojtja e mjedisit, në prag të Samitit të Kombeve të Bashkuara COP26 për ndryshimet klimaterike. Në këtë konkurs morën pjesë 300 konkurrentë nga e gjithë bota. Studenti ynë, Gëzim Hila ishte i vetmi konkurrent nga Shqipëria dhe gjithë Ballkani Perëndimor, që u radhit në listën e finalistëve, po ashtu edhe më i riu më moshë mes tyre.
Me këtë rast, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Prof. dr. Sabri Laçi, Zv/dekania për marrëdhëniet me studentët, Dr. Elsa Skënderi Rakipllari dhe Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Prof. Asoc. Mark Marku, pritën në një takim studentin Gëzim Hila. Ata e uruan përzemërsisht Gëzimin, për arritjen e tij të spikatur, që ngre lart emrin e vendit tonë, të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit.
Dekani, Prof. Laçi, u shpreh se ndihet krenar për arritjen e çdo të riu dhe të reje në vendin tonë, e shumëfish më krenar, kur arritja i përket një studenti të Fakultetit tonë. Ai theksoi se Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit është shquar në vijimësi për elementë të spikatur, studentë të talentuar dhe risi sa iu takon edhe programeve të studimit, mes të cilave edhe MP në Gazetari investigative.
Studenti Gëzim Hila, ndau me përfaqësuesit nga Dekanati, pasionin e interesin e tij për gazetarinë që përqendrohet te çështjet mjedisore dhe procesin e shkrimit të artikullit të tij, duke shprehur mirënjohjen e veçantë për profesorët e pedagogët e tij, që e kishin asistuar dhe nxitur për t’u bërë pjesë e konkursit të organizatës “Thomson Foundation”.
Arritje të tilla të studentëve e ish-studentëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dëshmojnë më së miri formimin profesional e shkencor, që studentët marrin gjatë studimeve universitare e pasuniversitare në FHF dhe janë një shembull i shkëlqyer suksesi, që vlen për të frymëzuar e nxitur aktivizmin për kauza sociale e mjedisore edhe te të rinjtë e tjerë në mbarë vendin.
https://www.acqj.al/sq/metamorfoza-e-lumes-nga-lume-ne-kaskade-hidrocentralesh/