- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Inteligjenca artificiale në epokën e transformimit: mundësitë dhe sfidat

Prishtinë: 13.05.2025 – 13.05.2025

Tipi: Konferencë shkencore ndërkombëtare

Organizator: Kolegji AAB, Prishtinë, Kosovë

në bashkëpunim me:
University of New York Tirana
Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit, Universiteti i Tiranës
Universiteti i Evropës Juglindore

Përdorimi i gjerë i teknologjisë digjitale në jetën e përditshme paraqet një kapitull të ri në historinë e njerëzimit (Floridi, 2023), ndërsa Inteligjenca Artificiale (AI) si zhvillimi më i avancuar teknologjik, ka përfshirë thuajse të gjithë sektorët e jetës. Kjo ka lehtësuar dhe komplikuar njëherësh ndëveprimin e njerëzve në shoqëri, duke përfshirë mënyrën se si jetojmë dhe komunikojmë (Yang et al., 2024), mënyrën si konsumojmë (Rust 2020) dhe mënyrën se si organizata konkurron dhe krijon vlerë (Güngör 2020).

Integrimi i AI në media përfaqëson një ndryshim revolucionar, duke mundësuar që përditshëm të prodhohen mijëra informacione anembanë botës (Barrolleta & Sandoval-Martín, 2024; Munoriyarwa et al., 2023). Bizneset po ashtu kanë futur një johuman në komunikim me konsumatorin (AI-në), ndërsa kjo është bërë shqetësuese edhe për akademikët që studiojnë biznesin dhe ekonominë (Davenport et al. 2020; Yang et al., 2024). Ndonëse ligjet dhe standardet janë avancuar, megjithatë ende nuk dimë me saktësi se sa rrezikohen të drejtat e njeriut nga përdorimi i AI në sfera të ndryshme të jetës (Lane, 2023).

Në politikë dhe marketing, lansimi i chatbot-it të inteligjencës artificiale gjeneruese (GAI) dhe rritja e mëvonshme e përdorimit të AI në komunikimin strategjik, krijuan diskutime etike midis praktikuesve dhe studiuesve, si dhe veprime nga shoqatat e industrisë (Germinder & Capizzo, 2024), duke i mundësuar politikës, populistëve dhe demagogëve që edhe më shumë luanë politikë të luajnë me strategjitë e dhelprës (Fuller, 2018; Saliu, 2024).

Teknologjitë dixhitale kanë krijuar gjithashtu sfida të reja. Ato shpesh kurdisen të jenë qëllimisht mashtruese, të nxitura nga motive komerciale ose pasaktësi të tjera (Swire-Thompson & Lazer, 2020). Njerëzit gjithnjë e më shumë e gjejnë ChatGPT-në si këshilltar për shqetësimet e tyre shëndetësore, ndonëse informacionet e marra nga AI ende nuk janë të testuara dhe të qëndrueshme (Nutbeam, 2023).

Duke i bërë makinat të mendojnë si një human, AI ka revolucionarizuar mësimdhënien dhe të nxënit (Looi, 2024). Ne ende nuk mund të themi nëse mësuesit e kopshteve janë të fuqishëm apo janë mediokër kur përballen me fëmijë që përdorin ChatGPT (Su & Yang, 2023), por mund të themi se ChatGPT shpesh mund të jetë një mësues i shkëlqyer matematike (Taani & Alabidi, 2024). Sfidat janë shtuar për mësuesit sepse shpesh është vështirë të thuhet me saktësi nëse nxënësi i ka bërë vetë detyrat, apo i ka ndihmuar inteligjenca artificiale (Atlas, 2023; Shklarski & Ray, 2024). Prandaj, përgatitja për tregun e punës kërkon integrimin e shkrim-leximit të AI dhe aftësive etike të vendimmarrjes, të cilat balancojnë ekspertizën teknike me mendimin kritik (Waring, 2024) në një botë shumë dinamike ku profesione të ndryshme, përfshirë ato në arsimin e lartë, janë në rrezik (Rudolph et al., 2023).

Përveç qëndrimeve pro & contra, si çdo revolucion, edhe ky i katërti industrial, shkakton frikëra për disa profesione. Shoferët e trenave, metrove, përthyesit, mjekët dhe profesione të tjera, druajmë më shumë nga humbja e vendit të tyre punës (Harari, 2016).

Megjithatë, ky përdorim i gjerë i teknologjisë ka lehtësuar njëkohësisht integrimin e shoqërisë, kulturës dhe zhvillimeve teknologjike (Fuchs, 2009). Inteligjenca artificiale si kulmi i zhvillimit teknologjik, mund të shfrytëzohet në mënyrë etike dhe joetike, por ne të gjithë duhet të përpiqemi për një martesë të re midis të gjelbërtës ku jetojmë dhe blusë së teknologjive digjitale ku ndërveprojmë, për një shoqëri më të mirë dhe një biosferë më të shëndetshme (Floridi, 2023).

Prandaj, qëllimi i kësaj konference është që duke shërbyer si një forum ndërkombëtar shkencor, të bëjë bashkë studiues dhe profesionistë të fushave të ndryshme të industrisë, që me qasje ndërdisiplinore të trajtojnë prioritetet dhe sfidat e sotme të përdorimit të AI në jetën e përditshme.

Roli i AI në jetën e përditshme
Inteligjenca artificiale dhe mediat
Biznesi dhe inteligjenca artificiale
Sfidat e keqprdorimi i teknologjive
AI dhe etika
Privacia dhe teknologjia
Teknologjia, AI dhe të drejtat njeriut
AI në shëndetësi
Teknologjia dhe AI: sfidat dhe e ardhmja
Arsimi ne epokën e AI dhe ChatGPT
Ai dhe përgatitjet profesionale
Konkurrenca e AI në profesione
Ai dhe sfidat e sigurisë
AI dhe luftimi i krimit
AI dhe administrata
Teknologjia, AI dhe shëndeti mendor
AI dhe Sporti
AI dhe gjuha
AI dhe kultura

Folës kryesor

Prof. Dr. Jürgen Rudolph

Drejtor shkencor dhe mësimor i Kaplan Higher Education Academy, Singapore

Komiteti organizues

Prof. Asoc. Dr. Hasan Saliu
Prof. Ass. Dr. Venera Llunji
Prof. Asoc. Dr. Ilir Kalemaj
Prof. Ass. Dr. Mimoza Kamberi
Dekanët e Kolegjit AAB

Komiteti shkencor

Prof. Ass. Dr. Fatime Arenliu Qosaj, Kolegji AAB
Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi, Kolegji AAB
Prof. Asoc. Dr. Ilir Kalemaj, University of New York Tirana
Prof. Ass. Dr. Iris Luarasi, Universiteti i Tiranës
Dr. Rrapo Zguri, Universiteti i Tiranës
Prof. Ass. Dr. Xhavit Islami, Kolegji AAB
Prof. Ass. Dr. Jusuf Qarkaxhija, Kolegji AAB
Prof. Dr. Azir Aliu, UEJL, Tetovë
Prof. Dr. Artan Luma, UEJL, Tetovë
Prof. Asoc. Dr. Hasan Saliu, Kolegji AAB

Data të rëndësishme:

Dërgimi i abstraktit: deri më 30 mars
Njoftimi i pranimit/refuzimit të abstraktit: 10 prill
Data e Konferencës: 13 maj 2025
Pjesëmarrja: Pa pagesë
Mënyra e prezantimit: Me pjesëmarrje fizike (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Online (nëpërmjet Google Meet).
Publikimi i abstrakteve me ISBN
Publikimi i punimit të plotë (pas konferencës) me ISBN
Mundësi e publikimit të punimit ne revistën Thesis (sipas kritereve te revistës)
Gjuha e konferencës do të jetë shqip dhe anglisht.

Për të aplikuar për pjesëmarrje në konferencë, ju lutem dërgoni një abstrakt (150-200 fjale) ne email: aabconference@aab-edu.net

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme