- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

“Karta e studentit” ndan të rinjtë! Sa përfitojnë realisht prej saj?

Punoi: Albona Leka, Bjona Elezaj dhe Ema Çela, studente në vitin e I-rë bachelor në Gazetari dhe Komunikim

Anxhela Kurti është studente e vitit të dytë në degën e Historisë, në Fakultetin e Filologjisë. E pajisur që në vitin e parë me Kartën e Studentit, për shërbimet që i ofron, ajo shprehet kështu:

Anxhela Kurti: Unë personalisht, kam pasur përfitime nga Karta e Studentit, duke nisur që nga marrja e abonesë falas, uljet përsa i përket teatrove dhe kinemave. Për më tepër, tani që mund të shkarkojmë dhe aplikacionin e Kartës së Studentit në telefon, jam gjatë gjithë kohës e përditësuar për të rejat dhe uljet më të fundit.

Standup (Albona Leka): Ndërkohë, ka nga ata studentë që nuk janë të kënaqur me shërbimet që ofron Karta e Studentit, dhe nga ata që vuajnë nga mungesa e informacionit.

Juliana Zguro: Kam pasur vetëm një rast që kam përdorur Kartën e Studentit, ku përfitova vetëm 50 lekë ulje. Kryesisht, me sa kam parë, janë vetëm shërbime luksi dhe nuk më hyjnë në punë. E përdor vetëm për abonenë.

Sabian Shpata: Jo, nuk jam i informuar për shërbimet që ofron Karta e Studentit, personalisht.

Intervistuesja (Albona Leka): Po për aplikacionin që ekziston, a je në dijeni?

Sabian Shpata: Jo, nuk ia kam idenë fare për aplikacionin.

Standup (Albona Leka): Kjo këtu, është një ndër pikat ku shpërndahen falas abonetë e studentëve, mirëpo vendet permanente të dedikuara për Kartat, janë një premtim i pambajtur nga kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj (Maj 2019): Me të mbaruar fluksin e madh, ne nuk do vazhdojmë të mbajmë nga tre sportele. Në momentin që ka mbaruar 90% e studentëve dhe dikush e ka humbur prej sezonit, do kemi për gjithë grupin e fakulteteve; te Rruga e Elbasanit: një zyrë permanente; për gjithë grupin e fakulteteve tek Shkencat: prapë aty.

Kartat e Studentit kanë filluar të shpërndahen në maj të vitit 2019, kërkesë kjo e përmbushur nga Dokumenti i Paktit për Universitetin.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme