Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave (2 shkurt 2023) dhe me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së studentëve në mbrojten dhe restaurimin e ligatinave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë organizon Konkursin me temë: “Ligatinat, rëndësia dhe vlerat mjedisore” me tre kategori: 1. Poster; 2. Ese; 3. Video e shkurtër.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët të FHF-së.
Aplikoni tani me një abstrakt deri në 300 fjalë, ku të shpjegoni idenë tuaj për pjesëmarrjen në konkurs.
Afati i dorëzimit të abstrakteve: 27 dhjetor 2022
Rezultatet e përzgjedhjes së konkurentëve që kalojnë në fazën II do të shpallen më 29 dhjetor 2022
Rregullat e Konkursit:
Në konkurs mund të marri pjesë çdo student i FHF-së;
Pjesëmarrja mund të jetë individuale ose në grup;
Pjesëmarrësit e përzgjedhur për të kaluar në fazën II, do ta realizojnë idenë e tyre brenda datës 20 janar 2023;
Pjesëmarrësit e përzgjedhur për fazën e dytë, pranojnë të marrin pjesë në aktivitetin që do të organizohet më 2 shkurt 2023 në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Rregullat për realizimin dhe dorëzimin e abstraktit:
në krye të dokumentit vendoset titulli dhe emri/emrat e plotë të konkuruesve;
abstrakti do të jetë deri në 300 fjalë;
shkrimi Times New Romans 12, hapësira 1.15, margins normal;
në fund të abstraktit duhet të vendosen 3-5 fjalë kyçe
abstrakti ruhet duke e emërtuar sipas këtij modeli: Mbiemri juaj_konkursi ligatinat (p.sh. Mati_konkursi ligatinat) (në rastin e punës në grup, të vendoset mbiemri i njërit prej anëtarëve)
dokumenti i abstraktit dërgohet duke e ngarkuar (upload) në formularin e aplikimit.
Rregullat për realizimin e posterit; ese-së dhe videos ndërgjegjësuese:
posteri do të jetë me përmasa 50x70cm (në format digjital);
të ketë logot e Universitetit të Tiranës dhe FHF;
posteri i realizuar në kuadër të këtij konkursi mbetet pronë e FHF-së;
të jetë punim origjinal.
ese-ja duhet të jetë nga 1-2 faqe A4 (lloji i shkrimit Times Neë Romans 12, hapësirat 1.15, margins normal);
të shkruhet qartë dhe pa gabime ortografike;
të jetë punim origjinal.
video-ja duhet të jetë deri në 1 minutë;
të përmbajë filmime origjinale ose me leje përdorimi nga autori/ët;
lejohet përpunimi dhe shtimi i efekteve të formave të ndryshme.
Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime:
Çmimi i parë: 15 000 lek
Çmimi i dytë: 12 500 lek
Çmimi i tretë: 10 000 lek
Apliko këtu…
Për më shumë informacion për Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave kliko këtu…