Punoi: Andeta Kapa, Anisa Plaku, Anja Hysa, studente te Vitit I-rë Bachelor në Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit – FHF – UT
Duhanpirja dhe konsumi i alkoolit nga minorenët është aktualisht në një nivel shqetësues në Shqipëri.
Është e zakonshme që në vendin tonë të shohësh një fëmijë që blen pije alkoolike apo cigare në market,aty ku shpesh shitësit nuk interesohen aspak për moshën e blerësit.
Pirja e duhanit në Shqipëri është e lartë tek të rinjtë ku më shumë se gjysma e meshkujve nga mosha 25 deri në 34 vjeç pijnë cigare rregullisht dhe për më tepër shumica e duhanpirësve e kanë filluar atë nën moshën 18 vjeç.
A i shisni ju personave nën 18 vjeç pije alkolike ose duhan?
“Duhan jo njëherë..
Jo?
Për zotin,dhe pije alkoolike jo por e përjashtojmë…sepse gjobitem me gjobë edhe nuk kam ndërmend me marr gjobë. Leje që duhani u bën dëm atyre kur janë fëmijë dhe nuk duhet me e pi”
Prirja e të rinjve për të ndjekur trendet nuk mund të anashkalojë konsumin e cigareve elektronike të cilat si fillim u konsideruan më pak të dëmshme për shëndetin, ndërsa mjekët dhe studimet e tyre të fundit tregojnë për dëmtime serioze në kokë, zemër e mushkëri.
Sa vjeç jeni?
“17”
A është hera e parë që blini një paketë cigare?
“Jo nuk është hera e parë, po bën një vit e gjysëm që nga hera e parë që kam blerë një paketë cigare”.
A është e lehtë të blesh një paketë cigare në pikat e kioskave në Tiranë?
“Po e lehtë është,përgjithësisht është shumë e lehtë”
Nuk ju kanë thënë ndonjëherë që sa vjeç jeni apo nuk lejohet t’iu japim cigare nën 18 vjeç?
“Me thënë të drejtën vetëm njëherë më kanë pyetur dhe herët e tjera e kam pasur shumë të lehtë”
Domethënë kjo nuk është pika e vetme që ju mund të blini dhe pikat e tjera ju japin cigare sa herë që ju kërkoni
“Kjo ishte thjesht një pikë rastësore kudo ku kam shkuar kam marrë cigare dhe kam marrë shumë lehtë nuk është se e kam pas problem”
Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ndalon shitjen e cigareve për personat nën moshën 18-vjeç si dhe përcakton të gjitha pikat e shitjes të pajisen me një tabelë të dukshme dhe të lexueshme ku të shkruhet ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18-vjeç.
Shënim: Produksion i realizuar në kuadër të lëndës “Shkrim per TV dhe web”