- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Linja e “Qytet Studentit” probleme me transportin publik, qytetarët presin 1 orë në stacione për autobusin

Nga Sibora Demaj – Studente e gazetarisë

Transporti publik në kryeqytet ka probleme të ndryshme, një ndër linjat e cila ka probleme është linja Vilat Gjermane dhe Qytet Studenti. Sot jemi ndalur dhe do të shohim se si funksionon kjo linjë.

Në disa zona mendoj se është shumë në rregull, kurse në disa te tjera jo. Si për shembull Vilat Gjermane dhe Qytet Studenti që atje jetoj edhe unë  nuk është asnjëherë në rregull. Ka raste që presim 1 orë – 1 orë e gjysmë, tregon studentja.

Gazetarja: A jeni ankuar?

Studentja: Jo, jo asnjëherë!

Të them të drejtën nuk jam shumë e kënaqur me transportin publik për shkak se është vetëm 1 autobus kryesisht tek vilat gjermane dhe qytet studenti. Po ashtu ka ditë që edhe vonohen dhe prishen”, – shprehet Salbina Demaj.

Nga ana tjetër, Fationa Qeti, thekson se nuk është e kënaqur me shërbimin që ofrohet: “Në fakt, nuk jam fare e kënaqur, siç edhe po e shihni sot është shumë ftohtë edhe unë kam më shumë se 40 minuta që po pres këtu. Unë jetoj tek vilat gjermane d.m.th., dhe është vetëm 1 urban që na mundëson të shkojmë atje. Dhe për mua tani në këtë të ftohtë është shumë e vështirë”.

Kjo është një ndër linjat më problematike në kryeqytet. Kompania që mbulon këtë intinerar është “GERARD” sh.p.k. Ajo është kontaktuar nëpërmjet një SMS prej më shumë se dy javësh dhe prej saj ende nuk kemi marrë një përgjigje. Ndër të paktët persona që pranoi të flasë ishte Ardit Gjeçi, faturino i kësaj linje: Kur ka qenë pandemia ka pas 6 urbane, 3 ka pas linja Vilat Gjermane, tani është vetëm 1 për arsye se… nuk e di. Ka presion nga njerëzit por nga unë jo, djalë i ri dhe kalojnë, përfundon ai.

Vonesat me pagesat brenda kompanisë janë bërë shkak që shumë punëtorë të largohen dhe të tjerë të mos aplikojnë për punë. Problemet brenda kompanisë janë reflektuar dhe në shërbimin që ato ofrojnë me vetëm një urban në linjë, duke shkaktuar orë të tëra pritje në stacione për qytetarët e kryeqytetit.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme