- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Liqeni i Komanit, perla natyrore e mbuluar nga mbetjet në prag të sezonit turistik

Nga Klevisa Gjika

Ndodhemi në liqenin e Komanit, i cili gjithmonë përmendet për bukuritë natyrore që ka, por në fakt kohët e fundit është kthyer në një hapësirë të mbuluar nga plastika, inerte dhe mbetje të tjera. Uji i kristaltë i këtij liqeni ka filluar të ndotet para shumë vitesh dhe kjo ka bërë që të ulet ndjeshëm numri i turistëve vendas, por edhe të huaj. Për ta pastruar këtë liqen janë angazhuar vetë qytetarët në mënyrë që të shmanget një katastrofë e mundshme mjedisore.

Liqeni i Komanit konsiderohet si një copëz “Norvegjie” në Shqipëri, por imazhi që të ofron në fillim të sezonit turistik nuk është aspak i këndshëm. Për këtë rreth 200 të rinj dhe të reja nga Kosova dhe Shqipëria janë bashkuar në një aksion vullnetar pastrimi. Margil Krasniqi, nga Prishtina është një prej tyre.

Në shtëpi të vet, asnjë njeri se hedh shishen në oborr të vet, kështu që s’është mirë as me e hedh në natyrë. Ça nuk kena gjet sot, kena gjet televizor, frigorifer, tash na mungon edhe një lavatriçe me nis një shtëpi të re.” – thotë Krasniqi

Ndërsa Ina Dani nga Shkodra tregon se “Kemi ardhur këtu të pastrojmë liqenin, i cili ka shumë ndotje, jashtë normales dhe po bëjmë çmos që me ndihmën tonë ta pastrojmë”.

Edhe pse në kushte pandemie, rreth 80 000 persona kanë vizituar liqenin e Komanit në sezonin veror të vitit të kaluar, por si e shohin situatën guidat turistike?

Ky është një atraksion shumë i bukur për banorët, për turizmin, për çdo gjë. Ja makineria si është atje, ka dy vite që ka ardhur dhe nuk është futur asnjëherë në punë. Jemi të lënë pas dore nga pushteti lokal dhe ai vendor. – pohon një prej guidave turistike, Franko Suka

Për këtë problematikë iu drejtuam Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me një shkresë zyrtare, mirëpo nuk morëm asnjë përgjigje për menaxhimin e kësaj situate. Për biologen Aurora Piroviq, ndotja është një kërcënim për ne dhe natyrën. Ndërkohë, organizatori i pastrimit të liqenit tregon kush e ka ndotur dhe cilat janë synimet e mëtejshme:“90% të mbeturinave janë mbetje plastike. Plastika në planet është ndotësi kryesor jo vetëm për shëndetin e njerëzve, ndotjen e habitateve, por që ndikon edhe në florën dhe faunën nënujore. Është një kërcënim I madh I planetit.”

Nga ana tjetër, Ndoc Mulaj, organizator për pastrimin e liqenit të Komanit thotë se përgjegjës për këtë situatë janë të gjithë, banorë, vizitorë por dhe autoritetet qëndrore e lokale.

“Ndotja e liqenit të Komanit nuk është se filloi sot, ka 30 vjet. Sot është bërë një punë mjaft e mirë, edhe më e mirë sesa e kemi pritur. Shpresojmë që së paku të bëjmë edhe një aksion tjetër para se të fillojë sezoni turistik” , – përfundon Mulaj.

Liqeni i Komanit është një rezervuar i ndërtuar mes viteve 1979 – 1988. Sot falë ujërave dhe natyrës së veçantë, ky liqen renditet nga media britanike “The Telegraph” si një nga 20 perlat e Evropës që duhet vizituar patjetër këtë sezon, megjithatë liqeni duhet të shpëtojë fillimisht nga mbetjet, për t’u vizituar dhe për të ruajtur vlerat si atraksion i veçantë turistik.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme