- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Mundësi bashkëpunimi të FHF-së me Institutin Konfuci në Tiranë

Më datë 19.09.2023, Dekani i FHF-së, Prof.. dr. Sabri LAÇI, priti Bashkëdrejtorët e Institutit Konfuci në Tiranë, Z. Zheng BAOGUO dhe Z. Erjon MALAJ.

Në takim u bisedua për historinë 10 vjeçare të marrëdhënieve midis dy institucioneve dhe mundësitë e bashkëpunimit gjatë vitit të ri akademik e në të ardhmen.

Dekani Laçi e uroi Z. Zheng Baoguo për detyrën e re në krye të Institutit Konfuci në Tiranë, shprehu vlerësime për punën  e deritanishme të atij institucioni, si dhe i siguroi bashkëdrejtorët për vullnetin e vazhdueshëm për mbështetje dhe bashkëpunim në fusha me interes dypalësh, në të mirë të studentëve dhe të stafit akademik. Me qëllim që të promovohet gjuha, kultura dhe qytetërimi kinez, Prof. Laçi, u sugjeroi drejtuesve të Institutit Konfuci organizimin bashkërisht të një “Shkolle Verore” me atë tematikë.

Bashkëdrejtori Baoguo vlerësoi rolin e derisotëm të FHF-së në mbarëvajtjen e punëve të Institutit Konfuci, nënvizoi misionin e institucionit që bashkëdrejton, duke vënë theksin tek  përhapja e gjuhës, kulturës dhe civilizimet kinez, si dhe ofroi mundësinë e pjesëmarrjes së stafit, doktorantëve dhe studentëve të FHF-së në konferencën që instituti do të organizojë me rastin e 10-vjetorit të veprimtarisë së tij në kuadër të Universitetit të Tiranës.

U ra dakord për intensifikimin e komunikimit e të bashkëpunimit midis dy institucioneve për çështjet mësimore dhe shkencore.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme