Sot, më datë 17.03.2023, Dekani i FHF-së, Prof. dr. Sabri LAÇI, priti Rektorin e Universitetit “L’ Orientale” të Napolit, Prof. Roberto TAVOLI, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë. Në takim ishin edhe drejtues të njësive bazë të FHF-së, që korrespondojnë me drejtimet e studimeve në Universitetin “L’ Orientale” të Napolit, si dhe Zv/Dekania për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Institucionet Partnere.
Pasi i uroi mirëseardhjen Rektorit TAVOLI, Dekani LAÇI prezantoi Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, drejtimet e veprimtarisë mësimore dhe të kërkimit shkencor, vizionin e FHF-së dhe fushat me interes për bashkëpunim universitar ndërkombëtar, si dhe shprehu vlerësime për hapësirat që universitetet italiane kanë krijuar për studentët dhe stafet akademike të universiteteve shqiptare.
Rektori TAVOLI, pasi falënderoi Dekanin LAÇI për pritjen dhe vlerësoi performancën e FHF-së në procesin e ndërkombëtarizimit, prezantoi institucionin që drejton, fushat e studimeve dhe të kërkimit, si dhe u ndal në drejtimet me interes të përbashkët, duke nënvizuar gjithçka që mund të ofrojë Universiteti “L’ Orientale” i Napolit për studentët dhe studiuesit shqiptarë.
Autoritetet drejtuese të njësive bazë dhe Zv/Dekania e FHF-së prezantuan qartësisht idetë e tyre për mundësitë dhe drejtimet e bashkëpunimit me njësitë homologe në Universitetin “L’ Orientale” të Napolit.
Palët u pajtuan që, pas nënshkrimit të marrëveshjes kuadër nga rektorët e dy universiteteve, të shihen mundësitë për marrëveshje të detajuara bashkëpunimi në nivel njësish kryesore dhe të atyre bazë.