- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Mungesa e eksperiencës “step” të rinjtë. Agjencitë e punësimit: Interes i ulët

Ndonëse agjensitë e punësimit dhe bizneset dita-ditës ofrojnë mundësi punësimi për të rinjtë mesa duket këta të fundit kanë vendosur që kohën e tyre të lirë ta shpenzojnë nëpër kafene. Por ky nuk është rasti i Brisilda Muhaj, e cila punon si kamariere ndërkohë që ndjek edhe studimet universitare.

-“Pse keni zgjedhur të punoni ndërkohë që studioni?”

-“Sepse jetesa në tiranë është shumë e vështirë dhe përderisa jam studente mendoj që pjesën e pasdites duhet ta heq për shpenzimet e mia.”

-“A I mbuloni këto shpenzime me të ardhurat që fitoni?”

-“Po me pak kursime mendoj se ia dalim.”

-“Po sa e veshtirë ka qenë për ju që të gjeni një punë në Tiranë duke qenë se ato kërkojnë dhe eksperiencë?”

-“Normal, në vitin e parë kemi pas shumë vështirësi për pjesën e eksperiencës që ju e thatë, por gradualisht avash avash në vit të dytë e gJetëm punën dhe kam 6-7 muaj që vazhdoj këtu në këtë punë.”

-“Domethënë ju kërkoni punë po nuk vjen asnjeri apo jo?”

-“Kërkojmë po s’gjejmë.”

(Voiceover nga një studente e cila ka përfunduar studimet dhe aktualisht punon si shitëse)

Pos pjesës së studimeve dhe kam punuar, ka qenë shumë e vështirë pasi në momentin që bizneset shikojnë që ti je një studente normalisht kanë këtë aspektin që shiko se ti je e varur ekonomikisht domethënë nga dikush tjetër dhe ti kërkon patjetër punë dhe kjo ka ndikur shume për keq, se mua personalisht më kanë shfrytëzuar shumë janë munduar që të më zgjasin dhe oraret mos të më paguajnë.

E ndërsa pyetëm në agjensinë që ndodhet pranë nesh kuptuam që pjesa më e madhe e të rinjve nuk interesohej për punë e ndërkohë pakica që ndoshta mund të ishte deri diku e intersesuar mjaftohej thjesht me një pyetje në rrjetet e tyre sociale në fund vendosnin të mos punësoheshin.

Shënim: Produksioni i realizuar nga Keisi Topi, Sabiana Skarra, Samira Dalipi, Studente në vitin e I-rë Bachelor në Gazetari – Komunikim, FHF – UT. Materiali është detyrë kursi në lëndën “Shkrim për TV dhe web”.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme