Jetojmë në një shoqëri, ku pavarësisht ndryshimeve pozitive e progresit të arritur, stereotipet, paragjykimet dhe modelet që nxisin veprime të dhunshme e diskriminuese, nuk mungojnë. Por, si përballen politikanë, aktivistë, gazetarë, akademikë, artistë dhe qytetarë të thjeshtë me stereotipet dhe gjuhën e urrejtjes?
Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka realizuar një dokumentar ku personazhe të njohur si Enkel Demi, Jorida Tabaku, Gentian Zenelaj, Zhaklin Lekatari, Ilir Paço, Rrapo Zguri, Luana Myrto, Fatjon Hoxha, Rashela Shehu, Gentian Serjani, e tregojnë këtë në vetë të parë. Ata rrëfejnë historitë personale ndërsa ndalen dhe në stereotipet që kanë zënë vend në kulturën dhe perceptimet shoqërore në vendin tonë, siç janë:
- Stereotipet krahinore;
- Stereotipet raciste;
- Stereotipet gjinore;
- Stereotipet moshore;
- Stereotipet për personat me aftësi të kufizuara, etj.
Sfida ndaj stereotipeve negative, përhapjes dhe përpjekjes për thyerjen e tyre, mund të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të harmonizuar dhe më gjithpërfshirëse, në të cilën shqiptarët vlerësojnë dhe respektojnë përkatësisht njëri-tjetrin.
Për më shumë ndiqni dokumentarin.
Ky dokumentar është krijuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, në kuadër të projektit rajonal të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim”, financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Paqen. Në Shqipëri, projekti zbatohet nga zyrat lokale të UNDP-së në Shqipëri dhe UNFPA Albania.
Nën shtypjen e stereotipeve!
Zhaklin Lekatari
Kryeministri i ri i Francës është “gay”. Hajde të flasim se pse kryeministri i ri i Francës është “gay”. Mënyra se si trajtohet kjo tematikë është stereotip. Një kryeministër nuk punon me shijet e veta seksuale, me organin e vetë gjenital.
Gentian Zenelaj
Unë mendoj që një term shumë fyes i cili duhet të zhduket përfundimisht nga ambientet është termi “konviktore”.
Jorida Tabaku
Ti je thjesht pamja dhe nuk di të flasësh. Je thjesht aty vetëm për imazhin. Ky përdorim i imazhit më shqetëson shumë.
Zhaklin Lekatari
…me vajzën dhe me gruan, të cilat janë gjithmonë të lidhura me seksualitetin.
Fatjon Hoxha
Duke qenë mysliman je ose “arab”, ose “turk”, nuk je shqiptar.
Rrapo Zguri
Ne përdorim stereotipe të tilla si “humor kinez”. Ne nuk e njohim fare humorin kinez.
Jorida Tabaku
Unë e kam skandaloze këtë gjënë kur thonë “jabanxhi”.
Gentian Zenelaj
Çfarë do të thotë “jabanxhi”? “Se ky është jabanxhi”?
Jorida Tabaku
Unë e kam tmerr këtë gjënë. Krijimi i një grupi sikur “Ne jemi më të mirët”, “Ne jemi elita”. “ Ne jemi ‘nuk ka si ne’, kushdo që vjen nga jashtë është keq.”
Gentian Zenelaj
Tirana sot është metropol ku ka “jabanxhinj” nga Shqipëria, nga Evropa, nga Azia.
Gentian Serjani
Ish-nënkryetari i Parlamentit, kur u shpreh që “ne nuk do t’i lëmë deputetët tanë të flenë si arixhinjtë, nëpër çadra”. Pra, në nivelin më të lartë të institucioneve tona demokratike, shohim që nënkryetari i dikurshëm i Parlamentit, kishte në kokën e tij një stereotip në lidhje me mënyrën e jetesës së komunitetit rom.
Enkel Demi
Sikur një nga fëmijët tanë të vendosë të lidhet me një nga ky lloj komuniteti, është gjëmë.
Luana Myrto
Ne kemi një braktisje nga shoqëria. Ne quhemi “Armiq të Popullit” dhe njerëzit na e bëjnë me gisht.
Voiceover
Bankat e Universitetit të Tiranës. Kaq i cenuar ndjehet dikush në përkatësinë e vetë etno-kulturore sa ka nevojë t’ia thotë dikujt: bankës së vetë; që është krenar që i përket atij komuniteti, sepse shoqëria shqiptare është e mbushur me stereotipe. Ato transmetohen brez pas brezi, në kulturën familjare, rrënjosen qysh në fëmijëri dhe shpërthejnë sidomos në kohë krizash, që janë çaste historike, kur pasionet dalin mbi kontrollin e arsyes.
Gentian Zenelaj
Mua fjalën “malok” ma kanë thënë shumë, por duke pasur parasysh gjithë këto vite, mendoj që ka humbur forcën pezhorative që ka pasur. Kurse më përpara kanë qenë shumë më fyese. Kanë qenë “çeçen”, “malok”, “i ardhur”, “shpellar”. Përgjithësisht, ndaj njerëzve të ardhur në Tiranë përdoreshin këto terma.
Enkel Demi
Kaq i fortë ka qenë ky lloj këndvështrimi ndryshe, sa shumë shpesh është krijuar ideja, sidomos përpara viteve ’90-të, se të ardhurit nga krahinat e tjera të Shqipërisë, për arsye politike dhe jo vetëm, ishin të huaj, ishin etni tjetër. Kështu konceptohej edhe një kosovar, kështu konceptohej edhe një çam, ose një shqiptar i Malit të Zi apo Iliridës. Ky ka qenë problem shumë i madh, sepse unë jam rritur me këtë lloj koncepti që kam qenë i ndryshëm nga të tjerët, i veçantë nga të tjerët, por qytetar i një dore më të ulët, jo qytetar i dorës së lartë.
Jorida Tabaku
Mua më bezdis shumë stereotipi “grua në politikë”, sepse një grua në politikë “duhet të ngjajë bukur”, ose sepse “të dëgjojnë”, sepse “nuk kundërshtojnë”. Dhe ky stereotipi ty të shqetëson jashtëzakonisht shumë sepse mund të të konsiderojnë “numër”, mund të të konsiderojnë “se nuk ka mendimin e vetë, hajde të votojmë të gjithë njësoj”.
Zhaklin Lekatari
Vetë gratë nuk janë të vetëdijshme që hiperseksualizimin e ushqejnë vetë ato.
Rrapo Zguri
Ne si komb, stereotipizojmë kombe të tjera, vende të tjera, të cilat mund të jenë dhe larg nesh, për të cilat ne mund të kemi zero informacion. Për këtë kategori të njerëzve të ardhur nga fshatrat e thella, lind një stereotip që praktikisht është larg hapësirës sonë gjeografike, stereotipi “çeçen”.
Gentian Zenelaj
“Çeçen”. Kishte disa nivele, kishte “malok”, kishte “shpellar”, kishte “çeçen”. Pra, “çeçenët” ishin nivel më lart në majë. Unë nuk kam arritur deri tek “çeçeni”, “malok” më kanë thënë, po, me shumicë.
Intervista
Laçianët, shumica e tyre dalin që janë hajdutë, kriminelë, merren me drogë.
Laçianët, siç dëgjohen, janë çikë mbrapa me kohën, janë të egër. Mbase dhe natyra i bën shqiptarët kështu.
Është një fjalë: “Më mirë të të dalë syri, sesa nami.”.
Labët, sepse jam vetë labe, historikisht, si gen, janë më vitalë, më të fortë.
Labët, labë siç kanë emrin dhe “Ik tutje, ec”. Siç themi ne, unë jam veriore, malësorit i thonë “malok”. Ne themi “Ec ore lab, tutje”.
Mendoj se ata janë pak më të egër nga ana e sistemit nervor. Po labët jo, labët nuk janë të qetë. Veriu për shembull, sepse ashtu e kanë bërë jetën.
Unë them që duke krahasuar zonën e Tropojës, por nuk flas për Tropojën komplet, janë më shqiptarë, më qëndrestar, më të drejtpërdrejtë. Rritur në male, malet si duket i kanë bërë të fortë.
Përmetarët për shembull s’dëgjohen kurrë, s’i kemi dëgjuar ndonjëherë. Sarandjotët, shumë pak. Sarandjotët kanë problemin që futen grekët andej dhe ngatërrohen.
Shumica shikon pakicën dhe e vëren më me kujdes. Një gabim i vogël i atyre, iu duket duket shumë. Një gabim i imi, ngaqë jemi të tërë njëlloj, nuk më duket shumë.
“Laluc” lushnjarët, se janë të butë, janë të urtë, janë kokulur, nuk të kundërshtojnë, janë lepe-peqe, nuk duhet të jetë njeriu ashtu. Duhet të ketë dinjitet njeriu. Ke dëgjuar ndonjëherë të ngrihen lalucët? Asnjëherë në botë. 100 barsoleta ka për lalucët.
Fatjon Hoxha
Stereotipi ky është. Duke qenë mysliman, je ose arab, ose turk, nuk je shqiptar. Kjo të lëndon deri diku, për mua që ndihem njëqind përqind shqiptar, biles më shumë se shumë shqiptarë të tjerë. Pastaj janë dhe këto qesharaket, “shtatë gra”, “mjekrat”, këto janë limonadë tani për ne. Kjo është më e rënda: “ekstremist”, “luftëtar”, “muxhahedin”, “xhihadist”, terminologji arabe që po ta përkthejmë shqip janë fjalë të këndshme.
Luana Myrto
Më lavdëronin për këtë pjesën që “Bravo, je i zgjuar, punon, por ke këtë të keqen…”, të mos përdorim termin. Ma thonin me shaka: “Je mirë kështu, po ***** je”.
Intervista
Gay-t? Unë kam dëgjuar një shprehje që më ka pëlqyer dhe është e vërtetë. “Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin.”
Unë i paragjykoj, nuk e di. Nuk e honeps dot, nuk e pranoj. Doktorata e pranon, unë s’e pranoj dot. Është jashtë natyrës them.
Ata po, sepse ashtu lind, ashtu të ka bërë natyra, apo Zoti siç thonë ata të fesë, të ka bërë djalë dhe djali më përpara ka patur më prioritete se vajza. Tani ata duan të bëhen… nuk është e pranueshme. Ashtu të ka bërë natyra, pse do ndryshosh? Ashtu ndihet ai? Le të rrijë i vetmuar pastaj, as familja s’e pranon, apo jo? Nuk dua ta them, por Turqia e ka pasur.
Këto janë problemet e fundit që duhet të diskutojmë në këtë vend sepse kemi aq shumë të pazgjidhura që janë më të rëndësishme se këto. Gay-t janë, ku di gjë unë i shkreti, kemi njëqind halle, ata janë hallkë e fundit. Por megjithatë, meqë janë kaq të fuqishëm dhe gjithë bota është duke shkuar drejt… po bëhet gay gjithë dynjaja, mirë se të vijnë s’kemi çfarë t’iu bëjmë, jemi të pafuqishëm.
Po, romët i kam paragjykuar. E di pse? Sepse ata nuk dinin të jetonin. Ai shkonte atje në lumë dhe rrinte në çadër. Prandaj i kam paragjykuar. E çoi në pallat atë atje dhe iku nga pallati ai. I dha shtëpi dhe iku. Ky është paragjykimi. Po tani ata janë bërë, unë kam qenë fqinj me romë, po ai ishte më i bardhë se unë.
Ata bëjnë një jetë ndryshe nga ne, nuk rrinë dot në pallat. Jo të gjithë, sepse një pjesë janë integruar.
Unë nuk jam rom po, kush thotë që i paragjykojmë njëherë?
Kush tha që romët s’na paragjykojnë neve? Është botërore kjo pjesë. S’është diçka shqiptare që të ma bësh pyetjen kështu. Ti mund të thuash “Pse ne paragjykojmë njerëzit e ndryshëm nga ne?” Prapë është njerëzore e gjitha.
Enkel Demi
Ne kemi sjellje të pështirë ndaj ballkano-egjiptianëve, atyre që u kemi thënë “jevgj”. Nuk e përdorim më sepse na kanë thënë këta të Komisionit Evropian që ky është një term përçmues dhe në fakt kanë të drejtë. Sillemi shumë keq me ta.
Gentian Serjani
Ne sot shohim që ka një lloj stereotipizimi për komunitetin rom që thuhet se “ata vetëm lypin”, “ata s’dinë të bëjnë gjë tjetër, vetëm lypin”. Tek shoqëria është bërë si gjë që mendohet se vetëm këtë dinë të bëjnë. Tek anëtarët e minoritetit, ka filluar të përbrendësohet kjo si gjë. Nuk shkojnë dot më as tek Zyra e Punës për të kërkuar punë, nuk mund të kërkojnë nëpër institucionet private apo bizneset private punë, sepse është përbrendësuar. Ne në qoftë se shkojmë atje do na trajtojnë në mënyrë të tillë dhe nuk lëvizin më për ta ndryshuar këtë situatë.
Zhaklin Lekatari
Pra, është një pre-model i gatshëm të cilin ti e merr edhe thua ky model ka ekzistuar, e ka menduar dikush tjetër dhe mua më përshtatet.
Jorida Tabaku
Unë edhe të dal në mëngjes, të dukem bukur, edhe të flas, edhe të lexoj gjithë ligjet; unë kam tre fëmijë, edhe të merrem me fëmijët në shtëpi, edhe të kujdesem për shkollën, për orarin, për kursin, kemi basketbollin, im shoq do ndeshjen e futbollit; nuk i bëj dot të gjitha dhe ta pranosh këtë në publik jo, në publik duhet të pranosh që shkon çdo gjë mirë, “unë ia dal se unë jam supergrua”, se “unë i bëj të gjitha”, por nuk i bëj dot, unë rri gjithë ditën uf-puf në shtëpi. Dhe ky stereotipi pastaj që duhet edhe të shitesh në publik që “shkon shumë mirë”, “unë i bëj që të gjitha”, se “unë jam politikane” dhe “po qeve politikane ti…” Nuk i bëj dot, më vjen keq, por nuk i bëj dot e kam të pamundur.
Zhaklin Lekatari
Po të them se si kanë lindur stereotipet, ato kanë lindur në Mesjetë, në teatrin e Mesjetës, kur bëhej teatro nga fundi i vitit 500 deri në fillim të viteve 700. Kur bëheshin teatro, ne krijuam karaktere të ndryshme dhe secili karakter mbante ndonjë tematikë. Pra, ai i mërzituri, ai inatçori, ai që kishte probleme me familjen, ai që kishte probleme me dashurinë dhe këtyre karaktereve pastaj në teatër iu vishej një histori në mënyrë që stereotipi dhe e gjithë historia të kuptohej edhe më mirë. Por kjo në Mesjetë. Ne sot kemi marrë këto stereotipe dhe këto modele të gatshme që dikush tjetër i ka menduar dhe i kemi bërë tonat, i kemi veshur, i kemi përshtatur dhe nuk i vëmë asnjëherë në diskutim dhe ky është problemi i stereotipit.
Ilir Paço
Pikërisht kjo, kur je në Greqi, të thonë “shqiptar” dhe kur je këtu të thonë “grek”. Komunitetet duken si pa atdhe, ose të paktën këtu në rajonin tonë.
Rrapo Zguri
Shmangia që ne i bëjmë njohjes së tjetrit është shkaku kryesor që ne e stereotipizojmë tjetrin.
Gentian Zenelaj
Lus Zotin që shqiptarët ta njohin njëri-tjetrin siç kam mundësinë t’i njoh unë dhe të kuptojnë që në Shqipëri mund ta gjesh “malokun” edhe në mes të Tiranës.
Voiceover
Stereotipizimi, stigmatizimi, karikaturizimi i tjetrit shkojnë kështu për rrjedhojë së bashku me denigrimin, inferiorizimin dhe diskriminimin e tij. Dhe ardhja e rrjeteve sociale krijoi platformën ideale ku stereotipet përhapen me një lehtësi të madhe dhe me mundësi shpërndarjeje masive të paimagjinuar më parë.
Gentian Zenelaj
Armë e ftohtë, një bisturi në duart e çdokujt sot .
Enkel Demi
Në orën gjashtë të mëngjesit, kur ulem në tryezën e punës, në atë orë ulem zakonisht, e kam inbox-in plot. Një pjesë e mirë është që më shan se jam çam.
Ilir Paço
Nëse unë do të postoj diçka, do të ketë reagime më të mëdha nëse do të postosh ti diçka. Në momente krizash mes Shqipërisë dhe Greqisë, mund të postojmë të njëjtën gjë, reagimet do të jenë më shumë ndaj meje.
Gentian Serjani
Ka herë pas here komente të tilla që e para thonë “Ku ka egjiptianë këtu?!”, pra për të treguar që ju nuk jeni, jeni thjesht aty se ju kemi thënë ne të jetoni e të rrini këtu, por nuk jeni një komunitet tjetër.
Jorida Tabaku
Ka qenë një kohë në Parlament, që nuk shkoje dot, jo unë, po të gjitha zonjat, nuk futeshim dot në orën 10 në seancë se ishte kjo parada që gjithë rrjetet sociale merrnin foto se çfarë ka veshur njëra, çfarë ka veshur tjetra dhe kjo gjëja për mua një periudhë kohe ka qenë e tmerrshme. Ka qenë shumë stresuese. Erdhi një periudhë që unë prisja të fillonte seanca e Parlamentit dhe futesha.
Zhaklin Lekatari
Gratë më sulmojnë me fjalë të ndryshme dhe me metoda të ndryshme duke cenuar dukjen, pamjen fizike, bukurinë, faktin që “s’je e martuar”, “ti je shtrigë”, “je e shëmtuar”, “shiko çfarë buzësh që ke”. Burrat me seksualitetin, pra “je e pistë”, “ti je seksuale më shumë se sa duhet”, “ti je e lirë seksualisht më shumë se sa duhet”, “nuk ke një burrë që të marrë” ,pra “ti je e dështuar”. Por unë mendoj që të dyja palët, edhe burrat, edhe gratë janë njësoj të dhunshëm, nuk duhet të bëjnë ndasi gjinore për sa i përket dhunës. Mendoj që dhuna është mjet komunikimi në shoqërinë tonë dhe këtë e përdorin të gjithë: edhe fëmijët, edhe të rriturit.
Luana Myrto
Mua më sulmojnë vetëm për këtë pjesën që “nuk do jesh kurrë një femër e vërtetë”, kur unë nuk dua të jem një femër e vërtetë dhe unë nuk dua të hyj në kategorinë e femrave, unë nuk e kuptoj pse vinë e ma thonë këtë gjë kur unë dal hapur dhe krenare dhe them që jam transgjinore.
Ilir Paço
Kjo pjesë e njerëzve që sulmon në rrjetet sociale është shumë e vogël, por është ajo që thotë dhe Giovanni Sartori: “Intensiteti kompenson inferioritetin numerik” dhe këta bëjnë zhurmë shumë dhe duket sikur këtu ka një klimë të tmerrshme ndaj pakicave; absolutisht nuk e mendoj kështu.
Vox Pop
Në rrjetet sociale më shqetëson githmonë kur dalin thonë “gabel”; janë njerëz, nuk janë plehra. Nuk ka respekt në radhë të parë me fjalët “gabel”, “jevg”, “magjyp”, “xhip”, “nga Kosova”; ajo është racizëm.
Këta janë duke thënë rrugëve, me rrjetet sociale s’merrem fare. Po kur te thotë jevgu “malok” është për të ikur natën.
Rashela Shehu
Shumë e pranishme pjesa e stereotipit ndodh në median sociale, në këtë rast stereotipi i ofrohet nga njëra anë nga vetë media për të prodhuar më shumë klikueshmëri, dhe nga ana tjetër krijon një reagim të vetë audiencës që e përforcon këtë stereotip dhe e masivizon në mënyrë të rrjetëzuar këtë stereotip, përmes komenteve dhe përmes pëlqimit.
Jorida Tabaku
Tani nuk e kam më kompleksin e rrjeteve sociale siç e kam patur më përpara.
Gentian Zenelaj
Kam gjetur një zgjidhje, qoftë bekuar block-u, kam një listë me mijëra persona që u bëj block.
Fatjon Hoxha
Me vete kam bërë një pakt, që s’do ia lejoj vetes të lëndohem nga ato që lexoj lart e poshtë, të tipit “arab”, “turk”, gjëra që janë normale tashmë, është e pafund ajo gropa aty ku mund të biesh lehtë dhe mund të “helmosh” zemrën me ato që dëgjon e lexon.
Enkel Demi
Nuk mbrohem, nuk kam nevojë të mbrohem, nuk kthej përgjigje. Mbrojtja më e mirë është ti të pranosh rrënjët, origjinën tënde, s’ke pse ta fshehësh, ta jetosh mirë këtë gjë, por dhe të mos biesh pre e një mentaliteti që mund të ketë origjina jote.
Rashela Shehu
Stereotipet janë kryesisht të përdorura në kontekst familjar, në kontekstin shoqëror, por media çfarë bën? I rimerr pikërisht nga këto kontekste dhe i hedh ato në komunikimin publik, në komunikimin masiv dhe me dashjen ose pa dashjen e saj, i masivizon.
Fatjon Hoxha
Media e pompon më së shumti këtë stereotipizimin e “terroristit mysliman”, termilogjinë.
Enkel Demi
Mua më ka qëlluar që me fjalën “çam” sidomos kur atmosfera politike ndonjëherë është e ndezur, të abuzohet jashtëzakonisht shumë, madje të kthehet gjuha e drunjtë që ka përdorur dikur regjimi komunist, legjenda urbane e pabesisë dhe gjëra të kësaj natyre. Nëpërmjet këtyre legjendave urbane janë munduar gjithmonë që një çam ta lidhin ose me komunitetin kriminal, ose me komunitetin e njerëzve që përfitojnë nga politika dhe kjo pastaj referohet pa dyshim edhe në media.
Luana Myrto
Paneli është shumë bullizues. Mbaj mend, kam qenë në një televizion ku u kryqëzova, më veçuan duke më lënë në një studio, ndërkohë më thirrën në televizion dhe nuk më morën aty në panel po më lanë në një studio veçmas dhe ishte dhe emision mëngjesi dhe për batutë më drejtohet në emrin tim mashkullor. Ajo është fyerja më e rëndë që mund t’i bëhet dinjitetit të një personi.
Zhaklin Lekatari
Nëse unë ftohem në emisione për të folur për femicidin dhe për të folur për gruan dhe 90% e panelit është e përbërë nga burra, atëherë unë që aty ndihem që ne nuk jemi mbledhur për të gjetur një të vërtetë ose për të arritur në një përfundim.
Jorida Tabaku
Ishte një temë që mua s’më përshtatej dhe thashë “Nuk e ndiej veten komode”. “Po jo, po duhet se kur hapet emisioni shihet më shumë emisioni në qoftë se në panelin e parë prezantohen patjetër dy gra”. Kjo ideja që ti duhet të jesh aty në një debat thjesht për numër sepse “je grua dhe tërheq shikuesin”.
Gentian Serjani
Është një nga emisionet më të ndjekura, në një moment tha “ai karrocieri ‘evgjit’”, pra për të treguar sërish një stereotip, që anëtarët e këtij minoriteti nuk mund të bëjnë gjë tjetër përveçse të jenë karrocierë.
Luana Myrto
Kur dal në intervista ndërkohë unë e kam krijuar një profil, jam artiste, aktiviste, dhe ndërkohë “transgjinorja kështu”, “transgjinorja kështu”, unë e di që media këtë e bën për të prodhuar scoop-e por boll më, është shumë e shëmtuar kjo gjë se ne nuk themi “kjo femra tha kështu” dhe “mashkulli tha ashtu”.
Zhaklin Lekatari
Nëse do flasësh për një rom dhe do e bësh hero sepse “ai individi rom ia doli mbasi luftoi”, ti prapë po e stereotipizon.
Rashela Shehu
Në Shqipëri ende ne nuk e kemi të ndarë nëse gazetari është elitar, apo popullor. Gazetari elitar do të ishte ai që e udhëheq publikun drejt disa rregullave, normave, brenda etikës. Ndërkohë që një gazetar popullor, është ai që kupton çfarë publiku do, dhe publiku vjen i mbartur sigurisht me korniza sociale, me paragjykime, me diskriminime, dhe më pas i servir publikut po të njëjtën ushqim që ai e kërkon dhe që ai është vetë. Pra, bën një pasqyrim të stereotipit që vjen vetë nga këto grupime të caktuara shoqërore.
Gentian Serjani
Përveçse nuk ka një lloj përkujdesjeje nga personat të cilët ftohen në këto emisione, që të ruajnë një lloj etike, shoh që ka dhe një mungesë të një rregulloreje ndoshta.
Rrapo Zguri
Natyrisht, stereotipet për vende, për kombe që janë gjeografikisht shumë larg nesh, krijohen dhe nguliten kryesisht prej mediave, krijohen nga lajmet që ne marrim, nga mënyra se si përcillen këto lajme, nga pamjet që zgjidhen. Shpeshherë Shqipërinë e kanë paragjykuar, ngaqë gazetarët që kanë ardhur, me tendencë kanë filmuar skena që realisht nuk e përfaqësonin Shqipërinë.
Voiceover
Paradoksalisht, liria e shprehjes në media, që arriti e padiskutueshme demokratizuese, krijoi një hapësirë lirie për të gjithë, edhe për individët me paragjykime, për tu shprehur në media. Stereotipizimi në mediat shqiptare jo vetëm përfaqëson paraprakisht një dhunim të tjetrit, por nga ana tjetër, nxit dhe shumëfishon gjuhën e urrejtjes në komunikimin masiv.
Rashela Shehu
Nëse ne flasim për emisionet e mëngjesit atëherë kemi një stereotip kryesisht të theksuar me bazë krahinore por dhe politike, kjo sepse emisionet e mëngjesit janë të fokusuar kryesisht në mbledhjen e opinioneve përmes telefonatave të ndryshme, shqetësimeve të ndryshme të individëve.
Zhaklin Lekatari
E ndiej shumë, e perceptoj shumë në emisionet e politikës, në emisionet e mbasditeve, në emisionet e mëngjesit dhe e perceptoj në të gjithë dimensionet e të bërit emision, që nga skaleta, që nga tematika e zgjedhur, që nga të ftuarit e zgjedhur, që nga mënyra se si është strukturuar dhe është zbërthyer tematika, që nga dëshira për të dialoguar dhe për të gjetur të vërtetën.
Rashela Shehu
Stereotipet më të forta me bazë etnike, gjinore dhe krahinore janë kryesisht në debatet televizive, atëherë kur i ftuari është jashtë filtrit të moderatorit apo të gazetarit.
Ilir Paço
Ka gazetarë të cilët mbase e ndiejnë të jenë kaq agresivë dhe nacionalistë. Nuk arrij t’i kuptoj këto.
Vox Pop
Tani, Salsano është i mirë po kur bëhet si femër nuk më pëlqen, më duket bajat fare. Imagjino një mashkull të bëhet femër, me buzëkuq, me taka, me minifunde. Kanë plot emisione të tjera, skanë një femër ta veshin në vend të Salsanos?
“Laçjan”, vijnë nga Laçi. Karakteri mirë, për humor.
Ai tiranasi thotë që jam “dem baba dem”, ai që luan tiranasin. Edhe unë tiranase jam. Pse është burrë i keq, është flori burrë?
Gentian Zenelaj
Tani po flasim për zanatin tim, stereotipi të ndihmon, të jep shumë dorë, pra kur ti në një spektakël humori apo në një film e mbështet rolin në stereotip, për shembull stereotipi i veriorit, apo stereotipi i jugorit, apo stereotipi i korçarit. Në stereotipin e homoseksualit, stereotipin e lezbikes, stereotipin e politikanit, stereotipin e drejtorit, mësuesit. Pra, populli shqiptar e di që stereotipi i homoseksualit patjetër do ketë zë pak femëror, duhet të përdridhet si femër, pra ndërkohë që mund të ketë homoseksualë që si kanë fare këto sjellje.
Rashela Shehu
Emisionet e humorit, apo ato me bazë satirike, kanë në bazë hiperbolizimin, por edhe në rastin kur këto emisione humori satirike kanë qëllim goditjen e stereotipit, vetë hiperbolizimi dhe forcimi i saj bën në fakt efektin e kundërt.
Gentian Zenelaj
Përdorimi i këtyre termave në humor, se s’është vetëm fjala “malok”, është “kolaq”, “laluc”, “lab”. Shqipëria në ato vite kishte barcaleta pa fund, lebërit me fierakët, fierakët me lushnjarët, tiranasit me tropojanët. Humori, unë mendoj ndihmon shumë për t’i zbutur gjërat dhe për t’i dhënë konotacion pak më të butë, më soft, të gjithë stereotipeve që mund të përdoren.
Florjan Hoxha
Kam përshtypjen që stereotipizimi është problem i shoqërisë, hapja e vetvetes në tërësi, pranimi i njëri-tjetrit. Stereotipet ndonjëherë marrin edhe ngjyrim emocional, alegori, gallatë, humor. Ne jemi rritur me humor.
Zhaklin Lekatari
Stereotipi është një model i përcaktuar që populli e njeh dhe që është më e lehtë për t’u kapur sepse krijon më shumë klikime komerciale. Stereotipi është populizëm dhe prandaj ai përdoret vazhdimisht, sepse ai sjell para.
Voiceover
A do të kemi ndonjëherë një shoqëri pa stereotipe?
Gentian Serjani
Unë do doja fort që ne të kishim një përmirësim përsa i përket situatës së diskriminimit apo stereotipizimit të shoqërisë dhe të minoriteteve. Është shumë e vështirë të ndodhë sepse nuk duhet të ndodhë nëpërmjet një lloj detyrimi, por duhet të vijë natyrshëm. Dhe që të vijë natyrshëm ka nevojë për një lloj ndërgjegjësimi ndër vite.
Jorida Tabaku
Ky është një ndryshim kulturor, nuk është diçka që ti e bën edhe me ligj.
Rashela Shehu
Sa kohë të gjitha këto do të jenë të brendësuara tek vetë individi, dhe më pas tek vetë komuniteti, dhe më pas tek vetë shoqëria, është vetëm në rastin më ideal i mundur kufizimi i stereotipeve.
Florjan Hoxha
Te besimi im është e ndaluar të jesh pesimist, është natyra njerëzore që bie herë pas here në pesimizëm, por nuk duhet ushqyer.
Gentian Zenelaj
Jo, sepse është shoqëri që nuk lexon, është shoqëri që nuk kërkon, nuk kuriozohet, është shoqëri që e merr lajmin në titull dhe mua më shqetëson kjo gjë.
Luana Myrto
Po, shikoj shpresë, sepse unë e kam parë tek vetja dhe komentet tregojnë një përparim, komentet pozitive, sepse unë kam pasur gra myslimane, gra me familje, që nuk kanë parë një rrezik për fëmijën e vetë nëse më dëgjojnë mua në televizor.
Ilir Paço
Më kujtohet një varg i Itakës së Kavafisit që thotë “Vistrigonët, Ciklopët dhe Poseidonin e zemëruar, nuk do i gjesh kurrë në rrugën tënde nëse mbart brenda vetes, nëse shpirti yt nuk i nxjerr përballë”. Kjo është filozofia e jetës për të bashkëjetuar mirë me njerëzit.
Zhaklin Lekatari
Dua të jem pozitive dhe dua të them që njerëzit si ne ndoshta janë të pazëshëm, por janë, ekzistojnë në Shqipëri, nuk janë në formë bashkësie, sepse janë të frikësuar, sepse pjesa tjetër është më e zëshme. Ti e humbet edhe shpresën, e humbet edhe atë limfën, e humbet pasionin, e humbet katalizatorin, por unë mendoj që kjo gjendje do e faturojë tregun, do sjellë një mbingopje dhe do ketë një katarsis dhe do ketë një ndryshim. Se kur do vijë, nuk e di, ndoshta ne nuk do ta përjetojmë. Do të duhen katër-pesë gjenerata, por do ndodhë, do vijë.
Enkel Demi
Këtu në intervistë ne jemi të gjithë politikisht korrektë, pra që ne që flasim nuk kemi stereotipe, por nuk është e vërtetë, ne kemi të gjithë stereotipet tona.