Punoi: Keisi Topi, Ivja Mucalijaj dhe Ersi Vogli, studentë në vitin e I-rë në Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit – FHF – UT
Ndodhemi në kopshtin zoologjik të Tiranës. Në dorë mbaj kartën e studentit dhe biletat. U nisëm me idenë se do të përfitonim 50% ulje nga karta e studentit por mesa duket ky përfitim nuk është më i vlefshëm.
Tani jemi në hapsirën e zogjve dhe shqiponjës por mesa duket as zogj dhe as shqiponja nuk paska.
Historianët na paskan gënjyer dhe dinozaurët ekzistokan akoma! Por këtu në kopshtin zoologjik të Tiranës ekzistojnë ata prej lodre dhe jo të vërtetët.
Gjatë vizitës në kopshtin zoologjik ne po ashtu u konsultuam me një specialist të mirëqënies dhe ushqimit për të na treguar pak më shumë detaje nga një ditë e tija e zakonshme në këtë kopësht e po ashtu me grupin e mirëmbajtjes ne u munduam të kalonim disa momente argëtuese me kafshët që ndodheshin atje.
Gazetarja:Ju si specialist I mirëqënies dhe I ushqimit këtu në kopshtin zoologjik të Tiranës pak më parë po bënit një eksperiment , le ta quajm kështu, me kafshët. Mund të na tregoni pak më shumë detajë për këtë eksperimënt?
Specialisti: Kjo quhet “inreacment’’ . Të gjitha kopshtet zoologjike të vendeve perëndimore aplikojnë praktika të tilla ku mundohen që kafshët që shumicën e kohës nuk kanë ndonjë aktivitet real natyral sic janë ato në kopshtin zoologjik ti shtojnë angazhimin psikologjik .
Momentalisht po aplikojmë një projekt për të vendosur muzikë nga ksilofonët te kopshti zoologjik dhe kemi menduar ta bashkojmë edhe me kafshët. Duke qënë se forma është e përshtatshme aty mund të mbajë ushqim për zogjt dhe kemi menduar që zogjt që vinë vërdall nëpër kopësht ti ushqejmë në këtë lloj mënyre.
Stand up – Nëse po pyesni veten se cfarë aktivitetesh do të bëni herës tjetër që do të vizitoni kopshtin zoologjik të Tiranës , këtu janë pikërisht disa nga këto momente ku grupi I mirëmbajtjes në këtë kopësht ju ofron mundësinë të kaloni momente të bukura dhe argëtueseë me kafshët që ndodhen aty.
Shënim: Produksioni u realizua si detyrë kursi në lëndën “Shkrim për TV dhe web”.