- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Pandemia tronditi turizmin, Memoriali i Skënderbeut në Lezhë pësoi rënie me 90% të vizitorëve

Nga Iris Gjoka

Para pandemisë për të vizituar vendvarrimin e Skënderbeut mjaftonte një biletë 200 lekë të reja. Sot pas pandemisë vendi qëndron akoma i mbyllur dhe mënyra e vetme për ta vizituar është nëpërmjet prenontimeve. Pandemia e Covid-19 dhe karantinimi ndikuan keq në turizmin e qytetit duke shënuar një rënie drastike me 90% të turistëve krahasuar me vitet para pandemisë.

Nëqoftëse përdorim metodën krahasuse mes vitit 2019 dhe 2020-ës gjatë pandemisë kemi një rënie deri nw 10%, pra nga 40 000 mijë vizitorë kanë qenë rreth 4700 vizitor , pra pak më shumë se 10% e atyre që erdhën vitin e kaluar”, – shprehet Paulin Zefi, Përgjegjës i Monumenteve të Trashëgimisë kulturore në Lezhë.

Memoriali i Skënderbeut mbetet destinacioni i preferuar i turistëve në këtë zonë, ku në të shumtën e rasteve mbizotërojnë të huaj.

Në 2019 e kemi mbyllur rreth 40 000 vizitor, kryesisht nga Shqiptar të Kosovës, vizita nga Shqipëria dhe turist të huaj ku pjesa ma e madhe e tyre ishte në fakt nga të gjitha venet e botës, po pjesa ma e madhe janë nga Evropa qendrore fal lidhjeve historike që ka Gjergj Kastriot Skënderbeu periudha e mesjetës që i bie ne shekullin XV me historinë e këtyre vendeve siç është p.sh., Hungaria në radhë të parë dhe Polonia, me pas shtete si Çekia, Sllovakia, etj., – thekson Zefi.

Përgjegjësi i Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë shprehet optimist për vitin 2021, duke parashikuar një rritje të lehtë të numrit të turistëve: “Këtë vit ka njëfarë ringjallje po themi sepse duke nisur nga muaj Mars kanë filluar të vijnë edhe pak turistë të huaj në mënyrë sporadike, faktikisht, jo si vitet e kaluara, vitet normale para pandemisë, por ka pasur interes edhe ka pasur vizita nga turist të huaj.

Megjithatë, për momentin, memoriali vazhdon të mbetet i mbyllur.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme