- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

“Paraliza” e jetës kulturore, artistike e historike në Tiranë

Punoi: Albona Leka dhe Bjona Elezaj, Studente në Viti I-rë në Gazetari-Komunikim.

Unë jam një studente që vij nga rrethet dhe sot do të bëj një guidë nëpër Tiranë për të kuptuar se çfarë më ofron ky qytet, për të parë jetën artistike dhe kulturore.

Një pikë e mirë referimi për informacion janë website-t e “Visit Tirana” dhe “Agjencia e Parkut dhe Rekreacionit” (APR).

Këtu ndodhem në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku në 2016-ën është finalizuar masterplani i Parkut të Fëmijëve, që ofron pika të ndryshme argëtimi për të gjitha moshat.

Problemi aktual qëndron se edhe pse ka vende të dedikuara për aktivitete, ato ndodhen jashtë funksionit.

Pjesë e masterplanit, me një kosto 800mln euro, ishte dhe ndërtimi i trenit lëvizës për fëmijë, i parashikuar me një kosto 50mln euro që nuk është vënë në funksion që prej 2016-ës, nga përfundimi i këtij projekti.

Kjo është Kisha e Shën Prokopit dhe ndodhet nën rikonstruktim e sipër që prej janarit të vitit të kaluar.

Hyrja është e bllokuar, kështu që ndodhemi në pjesën e pasme të Galerisë së Arteve, e cila është në ndërtim e sipër që prej tetorit të 2021-shit. Punimet mendohej që të zgjasnin 24 muaj, por ndodhemi në 2024-ën dhe punimet ende vazhdojnë.

Stendat promovuese të shfaqjeve teatrale, prej 4 vitesh nuk vendosen dot më në skenën e Teatrit Kombëtar pranë Pedonales që u shemb në 2020-ën gjatë periudhës së pandemisë, por në shtëpinë e dytë të aktorëve, Teatrin AirTurbina.

Me vendim gjykate, në vitin 2021, Cirku Kombëtar u shemb për t’i rikthyer vendin pronarit të truallit.

I vetmi monument arkeologjik, që është Mozaiku i Tiranës, i është nënshtruar projektit të qeverisë për rindërtim, që në nëntor të vitit 2022, me premtimin se punimet do të zgjasin 24 muaj.

Kalvarit të punimeve në kryeqytet u shtohet dhe Teatri i Kukullave, kohëzgjatja e punimeve për të cilin, është tejkaluar; si dhe Muzeu Kombëtar i cili do të ndodhet nën rinkonstruksion deri në vitin 2028.

Dhe përsa i përket zonave periferike të Tiranës, aktivitete kulturore, artistike, qoftë këtu dhe forma të ndryshme argëtimi, janë pothuajse inekzistente.

Si përfundim, gjithçka që i ofrohet një studenteje si unë që vij nga rrethet, një qytetari të thjeshtë, ose një turisti, për të lëvruar jetën artistike dhe kulturore të këtij qyteti, janë vetëm monumente që përkujtojnë të shkuarën komuniste dhe informacione shumë të cunguara historike.

Shenim: Produksioni u realizuar si detyre kursi ne lenden “Shkrimi per TV dhe web”.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme