- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

“Pema e Jetës”, një model agroturizmi që duhet ndjekur

Nga Aurora Shqataj

Me anë të fushatës promovuese biznesit te agroturizmit “Pema e Jetës“ që kam realizuar synoj të nxjerr në pah vlerat e biznesit dhe të tërheqë sa më shumë turistë për ta vizituar. Si çdo fushatë promovuese që ka një target të caktuar, edhe kjo fushatë e ka një tillë.

Target grupi janë të gjithë personat që pëlqejnë natyrën dhe duan të përjetojnë aventura ndryshe, individë që duan të eksplorojnë natyrën e ta shijojnë atë. Baza kryesore janë familjet me ekonomi të mesme, por jo vetëm, të rinjtë, dhe çdo njeri që do natyrën.

Për të promovuar biznesin “Pema e Jetës” kam zgjedhur disa produksione, të cilat synojnë të nxjerrin në pah vlerat që mbart kjo tipologji biznesi, në mënyrë që publiku të krijojë një imazh pozitiv dhe të ketë dëshirën të vizitojë “Pema e Jetës “. Produksionet e ndërtuara nga unë japin informacion për atë që ofron biznesi si: ushqimet bio, peisazhi natyror që ofron, ferma me kafshë të ndryshme, sera me produkte bio si dhe organizime trajnuese për fëmijë.

Infrastruktura që kam përdorur për tu lidhur me publikun është online më së shumti, duke ditur edhe peshën e madhe që ka marketingu online dekadat e fundit. Ajo çfarë kam zgjedhur për të shpalosur në rrjetet sociale është një video promovuese e ndërtuar nga unë me të gjitha specifikat që përmban biznesi. Duke qenë se secili prej nesh burimin kryesor e merr online, mendoj që zgjedhja ime është e duhura.

Përveç kësaj, kam realizuar edhe një fletëpalosje që ta shpërndaj në të gjitha pikat turistike, agjensitë turistike dhe panaire që të arrij edhe atë publik që ka një aksese të ulët ose të munguar në rrjetet sociale. Pra, me anë të fletëpalosjes dua të orientoj publikun që të shkojë të vizitojë “Pema e Jetës “. Gjithashtu kam zgjedhur që të ndërtoj një kartolinë të vogël falenderuese për çdo klient i cili viziton “Pema e Jetës“në mënyrë që të ketë një kujtim nga biznesi.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme