- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Përshëndetja Dekanit të FHF-së, Prof. dr. Sabri LAÇI në Forumin Studentor II “Aktivizmi rinor dhe demokracia”

I nderuar Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Prof. asoc. dr. Ilir RUSI,

Të nderuar “të Ftuar Nderi” të Forumit Studentor,

Të nderuar kolegë,

Të dashur studentë,

Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë!

Jam i lumtur që sot, në Ditën e Rinisë, t’ju përshëndes dhe t’i uroj punë të mbarë Forumit të Dytë Studentor “Aktivizimi rinor dhe demokracia”, që organizohet nga studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, si një veprimtari e rëndësishme, si për tematikën dhe pjesëmarrjen, ashtu edhe për kohën (data 8 dhjetor) dhe mjedisin ku organizohet (Godina “Liria”).

Me këtë rast, dëshirojmë të përgëzojmë Zv/Dekanen, Dr. Elsa Skënderi, për nismën dhe koordinimin e suksesshëm të punëve për përgatitjen e forumit, Administratoren e FHF-së, Znj. Parashqevi Pogaçe, për mirëkuptimin dhe angazhimin në përgatitjen e projektit, si dhe gjithë stafin akademik e studentor që bashkëpunoi dhe kontribuoi për realizimin e tij.

I nderuar Dekan,

Praninë Tuaj këtu, për të përshëndetur forumin në emër të Rektorit, Prof. dr. Artan HOXHA, e shohim si vlerësim për punën e studentëve dhe të stafit të FHF-së. Ne u jemi mirënjohës autoriteteve dhe organeve drejtuese të UT-së, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kujdesin për mbarëvajtjen e punëve në FHF. Arritjet e deritanishme për forcimin e demokracisë së brendshme, transparencën, kolegjialitetin në vendimmarrje, decentralizimin e kompetencave, modernizimin e programeve, ndërkombëtarizimin etj., tregojnë se universiteti po shkon në drejtimin e duhur. Për të gjitha këto keni meritë edhe Ju, si dekan dhe senator, prandaj gjejmë rastin t’ Ju falënderojmë ngrohtësisht.

Pjesëmarrja e gjerë në këtë forum tregon se ndjeshmëria studentore ndaj çështjeve të demokracisë është e madhe. Në fakt, sa i përket demokracisë së brendshme (institucionale) dhe respektimit të të drejtave të studentëve, gjatë tri dekadave të fundit janë shënuar një sërë arritjesh:

studentët kanë të drejtë të shprehin lirshëm mendimet e tyre për programet studimore, botimet dhe gjithë punët në universitet;
ata kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet zgjedhore dhe vendimmarrëse (Senati Akademik, Bordi i Administrimit) të universitetit;
ata kanë të drejtën e organizimit dhe të protestës, të monitorimit dhe të denoncimit të gjithçkaje dhe të gjithkujt që bie ndesh me parimet e demokracisë, ligjit, statutit apo rregulloreve të institucionit;
studentët përfitojnë fonde nga buxheti i fakultetit dhe i universitetit, i shtetit dhe i institucioneve ndërkombëtare, për realizimin e projekteve, trajnimeve, veprimtarive shkencore e mobiliteteve, brenda dhe jashtë vendit.

Sigurisht që studentët kanë të drejtë të mos jenë të kënaqur me çfarë është arritur deri tani e të kërkojnë përmirësime të mëtejshme, si p.sh. lidhur me kushtet mësimit e të akomodimit, organizimin më shpesh të aktiviteteve kulturore dhe sportive, përfitimit të më shumë lehtësirave si zotërues të kartës së studentit, aksesit më të lehtë në institucione për të marrë informacionin e nevojshëm për përgatitjen e punimeve të diplomave, realizimin e intershipeve (mundësisht të pagueshme) dhe të praktikave mësimore etj.

Të dashur studentë,

Entuziazmi dhe energjitë tuaja rinore, përkushtimi i stafeve akademike dhe ndihmëse në të gjitha nivelet, ashtu si edhe afrimi i datës së hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në BE, na bëjnë të besojmë se e ardhmja juaj do të jetë shumë më e mirë se e gjeneratave të mëparshme. Mjafton të përcaktoni qartë objektivat tuaja dhe të investoheni maksimalisht për t’i arritur ato. Ne jemi me ju, jo vetëm për t’ju inkurajuar, por edhe për t’ju asistuar e mbështetur në rrugëtimin tuaj. Për ne, ju jeni të parët. Ndjehuni të lirë dhe jini vetvetja! Së bashku do të mund të fitojmë çdo sfidë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Më lejoni që, edhe në emër të Dekanatit të FHF-së, të falënderojmë shumë sinqerisht organizatorët, mbështetësit dhe të Ftuarit e Nderit të forumit, si dhe t’ju urojmë suksese pjesëmarrësve në prezantimin e kontributeve të tyre.

Faleminderit për vëmendjen!

Prof. dr. Sabri LAÇI

Tiranë, më 08.12.2021

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme