Projekti ERASMUS+, EU project No.: 2022-1-CZ01-KA171-HED-000079730, është nënshkruar midis Universitetit Çek të Shkencave të Jetës në Pragë (ČZU, Republika Çeke) dhe Universitetit të Tiranës, (UT, Republika e Shqipërisë) për mobilitet të stafit akademik dhe studentëve për mësimdhënie dhe trajnim.
Ky është bashkëpunimi i parë ndërmjet Fakultetit të Agrobiologjisë, Ushqimit dhe Burimeve Natyrore, Departamenti i Agroekologjisë dhe Prodhimit Bimor të ČZU me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së.
Në kuadër të këtij projekti, në periudhën 23 gusht – 7 shtator, Prof. asoc. Dr. Vera Potopová dhe studenti PhD. Tudor Trifan, realizuan në Universitetin e Tiranës, Mobilitet të Stafit akademik për mësimdhënie dhe të Studentit për trajnim.
Gjatë këtij mobiliteti, disa nga aktivitetet kryesore të mësimdhënies, trajnimit dhe vizitave në terren që u kryen, ishin:
Takime midis Prof. asoc. Dr. Vera Potopová – Koordinatore kombëtare e projektit për Universitetin Çek të Shkencave të Jetës në Pragë (ČZU) me Prof. dr. Sabri Laçi – Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Prof. asoc. Dr. Sonila Papathimiu (mentor për studentin PhD. Tudor Trifan), për të diskutuar mbi mundësitë e ndërkombëtarizimit institucional të FHF-së dhe bashkëpunimeve të tjera në të ardhmen.
Takime dhe diskutime në Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë (IRO) në Rektorat, për të shpallur thirrjen për mobilitet Erasmus + të studentëve nga FHF/UT, për në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës në Pragë (ČZU).
Organizimi i ekspeditave dhe kërkimit në terren në vende të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kishin në fokus përdorimin e SIG-ut dhe mjeteve të tjera digjitale për të hartografuar monumente të natyrës dhe zona të përshtatshme për ekoturizëm në Shqipëri.
Udhëtim me anije në Parkun Kombëtar Detar Karaburun – Ishulli i Sazanit. Vizitë në Shpellën e me bukuri të rrallë natyrore të Haxhi Aliut, bregdetin mahnitës të Karaburunit dhe ishullin magjepsës të Sazanit.
Vizitë në Lagunën e Nartës, Ishullin e Zvërnecit dhe zonat e prodhimit të kripës në rajonin e Vlorës.
Vizitë studimore në Krujë, ku Prof. asoc. Dr. Vera Potopová dhe studenti PHD. Tudor Trifan u njohën me qytetin historik të Skënderbergut dhe Kalanë e Krujës, e cila ofron pamje mahnitëse të Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës, liqenit të Barunit dhe detit Adriatik.
Ky mobilitet ndikoi që ata të kenë një kuptim më të gjerë për diversitetin kulturor dhe ngjashmëritë midis dy vendeve.