- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Rabi Çollaku dhe Amarildo Ruçi, të rinjtë që premtojnë evolucion në artin shqiptar!

Nga Tana Kalemaj

Arti! Duke u përqëndruar në Artin Pamor dhe dy nga fushat e tij kryesore, skulpturën dhe pikturën, kjo temë vjen si një fushatë promovuese për dy artistë të rinj, të  cilët janë përfaqësuesit më të denjë të  kohës, për këto dy fusha, një piktor, dhe një skulptore.

Amarildo Ruçi është një artist i cili e ka nisur karrierën në moshë shumë të re, madje që në fëmijëri, dhe është vlerësuar disa herë për vlerat e sjella në zhvillimin e Artit Pamor në vend. E veçanta e tij si artist është që përdor teknikën e rrallë të pikturimit me duar, gishta, dhe jo me penela apo furça.  Rabi Çollaku është vetëm 17 vjeçe, dhe arrin të gdhendë skulptura  më shumë se 2 m, me mermer, gur, dru, metal etj. Ajo është një shembull i rëndësishëm  i rrëzimit të një tabuje apo stereotipi, se vajzat nuk mund të jenë të zonjat në gdhendjen apo ridimensionimin e materialeve të forta. Kështu këta artistë përbëjnë dy shembuj të rëndësishëm për kohën që po jetojmë, në botën e artit.

Qëllimi i këtij punimi, është të promovoj këta  dy artistë dhe teknikat e veçanta të përdorimit të tyre në realizimin e veprave. Ti mësojë artistët e rinj që duke promovuar veten të krijojnë marrëdhënie të reja me shikuesit, artdashësit, pse jo të mësojnë të tërheqin në aktivitetin e tyre edhe vëmendjen e atyre që ndoshta se ndjekin fare artin. Njëkohësisht, nëpërmjet mesazheve të tyre ndër rreshta, kjo video mund të shërbejë edhe si ftesë drejtuar të rinjve të talentuar që të zgjedhin artin.

Audienca e synuar: Fokusi  kryesor  janë të rinjtë nga mosha  14 – 30 vjeç. Edhe grupmoshat e tjera  përfshihen pasi të gjithë mund të ndjekn artin, ti kushtojnë vëmendje dhe të vlerësojnë këta artistë të rinj.

Produksioni promovues eshte përqëndruar në një video e cila i shërben drejtpërdrejt promovimit të dy artistëve. Video  e cila ndërthur informacione, pamje dhe mesazhe nga të dy, duke i dhënë  më shumë hapësirë detajeve, por duke mbajtur në mënyrë dinamike kuriozitetin për atë se çfarë do të vijë më pas.

Artistët kanë nevojë për më shumë hapsira dhe mundësi ku të shpalosin veprat dhe gjithçka ata krijojnë, kështu edhe publiku shqiptar do të edukohet me më shumë vëmendje dhe dashamirësi për artin!

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme