- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Skuterët elektrik burim aksidentesh! A duhet kufizuar qarkullimi i tyre?

Punoi: Natalia Konomi, Bajrie Istrefi dhe Rigesa Hoxha, Studente të vitit të parë Bachelor në Gazetari dhe Komunikim.

Stand up – Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrik, pasi i kanë klasifikuar si të rrezikshme për qytetarët. Ndërkohë në Shqipëri skuterat elektik vazhdojnë si një trend në rritje. Sa te shqetësuar janë qytetarët për këtë fenomen?

“Unë jam kundra levizjes së tyre (skuterave) të lirshme.

Por sa të ndërgjegjshëm janë qytetarët në lidhje me qarkullimin me monopatinë?

-“Pse përdor monopatinë për të levizur në qytet?”

“Për të shkuar në destinacion pak më shpejtë, për të kursyer edhe kohë.”

-“Kaskë mbrojtëse?!”

-“Jo.”

-“ Pse nuk e ke një të tillë?”

-“ Sepse unë leviz shumë rrallë me skuter edhe nuk më është dashur.”

-“ Mendoni se ka rrugë të përshtatshme për të ecur me monopatinë?!”

– “Jo gjithëmonë, mua më rastis që mund të eci edhe në trotuar shumicën e kohës.”

Për shkak të pakujdesisë nga ana e përdoruesve nuk kanë munguar as aksidentet.

-“Skuterat përbëjnë problem për qarkullimin tuaj rrugor?!”

– “ Shumë probleme, shumë probleme. Unë kam pasur nja dy shqetësime me ato monopatinat , ato duhet të kenë rrugë të veqantë, duhet të kenë rrugën e tyre, kur unë kam hec në rrugën e bicikletave… ai më erdh nga mbarap me një shpejtësi marramendëse që unë se besova… ajo erdhi si korent vetëm më ra nga mbrapa , shanci shyqyr zotit shpëtova, më ruajti zoti madh…”

Duke ju referuar Nenit 16 VKM nr. 778 , monopatinat funksjonojnë me të njejtat rregulla si biçikletat. Klindi Gjani specialist i regjistrimit të mjeteve shprehet se:” Monopatinat nuk janë të regjistruara.”

Drejtoria e përgjithshme e transportit në bashkepunim me policinë rrugore po punojnë për vendosjen e kufizimeve të reja. Sipas tij ky propozim është ende ne fazë diskutimi.

Stand up – Sipas të dhënave të policisë viti 2023 u mbyll me 48 aksidente që perfshijnë skuterat elektrikë, me 31 të plagosur dhe 1 viktimë.

Shenim: Produksioni është realizuar në kuadër të detyrave të kursit për lëndën “Shkrim TV dhe web”

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme