Prof. Dr. Artan FUGA (Akademik)
Anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Prof. Fuga është Profesor i Shkencave të Komunikimit Departamentit të Gazetarisë e Komunikimit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Prof. Fuga është doktoruar disa herë brenda dhe jashtë vendit. Ai zotëron kualifikimin “Profesor i Universiteteve” dhënë nga Këshilli Kombëtar i Universiteteve në Francë në vitin 2004. Aktualisht, krahas mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në UT, Prof. Fuga është pedagog dhe kërkues shkencor pranë IPAG, Francë. Artan Fuga është autor i dhjetëra botimeve në fushën e shkencave të komunikimit, filozofisë dhe sociologjisë. Ndër botimet më të spikatura mbi median, politikën dhe opinionin publik, do të veçonim librin “Mediamorfozë dhe metakomunikim”.
Prof. Ass. Dr. Mark MARKU
Drejtues i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Prof. Marku ka marrë titullin Profesor i Assocuar në këtij Departamenti, ndërsa është pjesë e tij si pedagog i brendshëm prej vitit 1994. Ai ka kryer studimet doktorale pranë Universitetit Pantheon-Assas, Paris 2 në Francë, ku ka marrë dhe gradën Doktor i Shkencave të Informimit dhe Komunikimit. Më herët zhvilloi studime pas universitare në Universitetin La Sappienza në Romë, pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë. Mark Marku ka një karrierë të gjatë dhe në media. Prej vitit 1998 angazhohet si analist pranë të përditshmeve “Panorama”, “Shekulli” e “Mapo” si dhe në televizionet kombëtare “TV Klan” e “Top Channel”. Më herët Mark Marku ka drejtuar dhe gazetat “Zëri i Rinisë”, “Gazeta e së Shtunës” dhe ka qenë drejtori i parë i bordit të etikës së gazetës “Shekulli”. Profesor Marku është autori i dy monografive mbi Historinë e Shtypit Shqiptar, në bashkautorësi me Prof. Hamit Boricin si dhe dhjetëra konferencave kombëtare e ndërkombëtare.
Iris Luarasi PhD
Iris Luarasi është pedagoge në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, ku jep mësim prej 25 vjetësh dhe një aktiviste e të drejtave të grave. Luarasi trajnon gazetarë për të drejtat e njeriut, etikën gazetareske, gazetarinë investigative, dhe lajmet e rreme në Institutin Shqiptar të Medias dhe institucione të tjera. Ajo është opinioniste në shumë panele televizive ku diskutohen çështje të aktualitetit. Iris Luarasi ka titullin doktor në historinë e shtypit shqiptar të viteve 1921-1924, titullin docente si dhe master në Studime Europiane. Nga 2007-2008 ajo ka kryer studimet në Kolegjin e Komunikimit në Universitetin e Boston, Massachusets dhe ka kryer praktikën mësimore në radion publike WBUR në Boston Luarasi ka qenë Drejtore e Programit të Medias pranë projektit “Drejtësi për të gjithë” të USAID nga 2015-2017 dhe më pas këshilltare dhe konsulente e tij. Në vitin 2003-2004 ka qenë drejtore e zyrës së shtypit dhe marrëdhënies me publikun në Këshillin e Ministrave. Ka punuar si gazetare në Radio Tirana për 6 vjet dhe më pas për më shumë se 15 vjet ka qenë kryeredaktore e stacionit të parë privat radiofonik në Shqipëri, Radio Ime. Ka dy çmime në gazetarinë investigative dhe kërkime e publikime në media. Aktualisht Luarasi është Zv. Presidente e Parë e komitetit të GREVIO në Këshillin e Evropës dhe monitoron vendet që kanë ratifikuar Konventën e Stambollit.
Prof. Ass. Dr. Zylyftar Bregu
Ka përfunduar studimet e larta për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka një përvojë më shumë se një dekadë në mediat e shkruara dhe ato elektronike në Shqipëri, si përshembull Gazeta “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare” apo televizioni “Klan”. Për rreth 10 vjet ka qenë Anëtar i Autoritetit të Mediave Audiovizive, i zgjedhur dy mandate nga Parlamenti i Shqipërisë. Që nga viti 2004 është lektor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Që nga viti 2014 është i angazhuar si lektor edhe në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2013 ka marrë gradën shkencore “Doktor”. Është autor i katër librave shkencorë dhe i dhjetra artikujve shkencore të botuar në revistat vendase dhe ndërkombëtare.
Prof. Ass. Dr. Alban Tartari
Ka punuar për 20 vjet në fushën e gazetarisë aktive, marrëdhënieve me publikun dhe menaxhimit, dhe mësimdhënies universitare. Ai është diplomuar në Universitetin e Ankarasë - Turqi, Dega e Gazetarisë. Mban një diplomë të nivelit Master në degën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe ka kryer studimet e doktoratës në fushën e gazetarisë dhe komunikim masiv në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Gjithashtu, ai mban një certifikatë të studimeve pasuniversitare nga KiE, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike. Z. Tartari ka një eksperiencë të gjatë në mediat e shkruara dhe ato vizive, kryesisht në RTSH. Nga viti 2008-2016, ai ishte drejtor i PR-it dhe komunikimit institucional në kompaninë kombëtare të telekomunikacionit, ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Prej vitit 2015, ai është i angazhuar si pedagog dhe studiues me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Ai është autor i monografisë Marrëdhëniet me publikun dhe shumë artikuj në këtë fushë.
Dr. Jonila Godole
Punon prej vitit 2005 si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Ajo ka studiuar për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin “J. W. Goethe” Frankfurt am Main/Gjermani. Godole ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, e njohur sidomos për intervistat politike. Është autore e dhjetra artikujve shkencorë botuar brenda dhe jashtë vendit kushtuar zhvillimit të mediave dhe gazetarisë në vendet postkomuniste. Prej vitit 2014 Godole është drejtore ekzekutive e IDMC - Institute for Democracy, Media and Culture (www.idmc.al), një institucion partner i Fondacionit Konrad-Adenauer në Tiranë. Ky institut ka në focus të punës së saj angazhimin e të rinjve në politikat publike dhe nxitjen e reflektimit të tyre perms aktiviteteve ndërgjegjësuese mbi regjimin komunist dhe pasojat e tij deri më sot.
Dr. Loreta Axhami (Zela)
Është lektore dhe kërkuese shkencore në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 2010 e në vazhdim mban leksione në lëndët Raportimi i biznesit dhe ekonomisë në nivelin Bachelor si dhe Menaxhimi i reklamës; Promocioni i medias; Komunikimi integruar marketing dhe menaxhimi i markës në nivelin Master të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ka fituar gradën “Doktor Shkencash” pas mbrojtjes së tezës “Reklamat në median audiovizive dhe specifikat e modelit shqiptar”. Znj. Axhami ka një eksperiencë disavjeçare si gazetare në mediat audiovizive si dhe në sektorin bankar. Ajo ka publikuar një sërë artikujsh në revistat kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është pjesëmarrëse në konferenca dhe projekte kërkimore shkencore.
Dr. Rrapo Zguri
Është lektor i profilizuar në fushën e mediave të reja dhe të gazetarisë online. Ai kreu studimet universitare dhe ato të nivelit Master pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të UT. Në vitin 2015 përfundoi studimet doktorale pranë Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit të UT ku mbrojti mikrotezën me temë: “Gazetaria shqiptare në internet”. Krahas këtyre ai është specializuar në Universitetin Amerikan të Azisë në fushën e gazetarisë së të dhënavë si dhe në Primetech Institute, Kanada në fushën e dizajnit grafik dhe dizajnit për web. Z. Zguri është autor i 7 monografive shkencore studimore si dhe i 2 teksteve dhe 2 manualeve mësimore. Ka marrë pjesë si referues në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar 16 artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është aktivizuar në shumë projekte kërkimore si dhe në trajnime të ndryshme në fushën e gazetarisë. Që prej vitit 2011 është koordinator për Shqipërinë i Observatorit Europian të Gazetarisë
Dr. Eva Londo
Është lektore ne Departamentin e Gazetarisë, e fokusuar në fusha të tilla si, Marrëdhënie me publikun, Marketing dhe Diplomaci. Ajo mban titullin Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi, ndërthurur me titullin MA në Marrëdhënie me Publikun Ndërkombëtar marrë në Univesitetin e Kardif, Britani, dhe BA në Gazetari. Ajo ka 20 vite eksperience në fushën e komunikimin, ku ka punuar fillimisht si gazetare për mediat kombëtare dhe rajonale dhe më pas si këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun në institucione qeveritare e jo-qeveritare, si Prokuroria e Përgjithshme, Plan International, OSCE, UNICEF, RYCO, ku ka ndërmarrë aktivitete e fushata te ndryshme komunikimi. Ne sferën akademike, Dr. Londo ka disa eksperienca mësimdhënieje si pedagoge në Universitetin e Kolumbias, atë Katolik, në Sh.B.A, Universiteti Qipros, i Timishoarës, etj. Ajo është autore e librave "Komunikimi i produktit politik në median shqiptare. Ndikimi mbi sjelljen" dhe “Get the media – Conspiratorial approach for international media consumption. Crimea and Kosovo”.
Doc. Dr. Ramadan Çipuri
Përfundoi studimet universitare për gazetari, Fakulteti i Komunikimit, Universiteti i Stambollit, Turqi. Në vitin 2008 u diplomua në programin “Master i Arteve në Sociologji-Filozofi, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës”. Në qershor të vitit 2015 mori titullin “Docent” nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Në po të njëjtin vit, fitoi gradën “Doktor i shkencave” në Gazetari dhe Komunikim, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës. Doc. Dr. Çipuri është i angazhuar në jetën universitare që në vitin 2008, fillimisht në Universitetin Epoka, më tej në Kolegjin Universitar Bedër dhe që nga viti 2017 në Universitetin e Tiranës, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit. Ai është autor i librit “Vetëcensura, realitete të gazetarisë shqiptare”, bashkautor i Kodit Etik për raportimet gjatë fushatave elektorale, i titulluar “Udhëzues praktik, Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhore”.
Dr. Raimonda Nelku
Pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. E diplomuar në Artet e Bukura, lëvroi gazetarinë e televizionit për më shumë se 12 vjet fillimisht në RTSH e më pas në TV Koha dhe ALSAT, si dhe prodhoi një cikël prej 30 dokumentarësh televiziv si producente/gazetare në bashkëpunim me IREX Promedia/USAID. Cikli u transmetuan në disa televizione kombëtare dhe lokale në Shqipëri si dhe në trojet shqipfolëse në rajon. Punoi si eksperte e medias dhe komunikimit ne projekte të USAID-it, UNFPA, etj. Që prej 2003 është lektore e gazetarisë televizive në Dep e Gazetarisë dhe Komunikimit në UT. Është doktore e shkencave që prej vitit 2018 me studimin mbi Televizionin Shqiptar dhe sfidat e tij në kalimin nga shtetëror në publik. Ajo numëron një seri artikujsh mbi televizionin publik dhe ato private në Shqipëri.
Dr. Elvin Luku
Është lektor e kërkues shkencor pranë Departamentit të Gazetarisë e Komunikimit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Luku ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi pranë këtij departamenti. Ai është autor i monografisë “Talk show: Para dhe pas ekranit”, një analizë mbi televizionin dhe zhanrin talk show në Shqipëri. Më herët, për tre vite akademikë ka punuar si lektor pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Kolegjit AAB në Prishtinë. Elvin Luku ka një përvojë 15-vjeçare si gazetar në televizion, shtypin e shkruar dhe mediat online. Prej vitit 2018 ai drejton Qendrën Shqiptare MediaLook , e specializuar në investigime gazetareske dhe studime mbi median, PR-in e marketingun. Në vitin 2021, investigimi i tij për kontrabandën e makinave të luksit, u vlerësua me cmimin "Vangjush Gambeta" nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, si "raportimi më i mirë ekonomik i vitit"
PhD. Cand. Holta Shupo
Lecturer Cultural and Intercultural Journalism and Communication University of Tirana, Albania Faculty of History and Philology, Department of Journalism and Communication EDUCATION AND TRAINING Doctorate Studies, University of Tirana, Faculty of History and Philology, Department of Journalism and Communication Magistra Philosophicum University of Vienna, Austria: Musicology, Media and Communication studies. Leopold Franzens University of Innsbruck, Austria, Musicology, Histoty of Arts
PhD. Cand. Ervin Goci
Ka mbaruar studimet për Filozofi në Universitetin e Tiranës. studimet pas-universitare i ka patur të orientuar në Shkencat Humane, dhe ne vijim ka vazhduar studimet doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku punon që prej vitit 2005-së. Gjatë kësaj kohe kur ka ushtruar lektorimin universitar, ka mbuluar disa disiplina si, teoritë e komunikimit, teoritë mbi hapësirën publike dhe angazhimin komunitar, dhe modelet menaxheriale tek mediat e reja. Është pjesë prej disa vitesh, rregullisht, në studimet dhe konferencat shkencore të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, duke ofruar ekspertizën e tij në fazën konceptuese të këtyre projekteve. z. Goci angazhohet rregullisht në projekte kërkimore në partneritet me organizata të fokusuara në cështje si ambjenti, të drejtat e njeriut, statusi profesional i gazetarëve, etj.
PhD Candidate Eno Popi
Diplomuar në 2005 për Gazetari në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji. Master për Editori Multimediale dhe Redakturë në Universitetin Carlo Bo në Urbino ITALI në 2007 dhe student i shkollës Doktorale në Dep. e Gazetarisë dhe Komunikimit në Tiranë. Me përvojë aktive prej 21 vitesh në fushën e medias. Me karrierë si Gazetar, Autor, Prezantues në Radio dhe TV. Pjesë e Top Media ( Top Channel dhe Top Albania Radio). Në karrierën akademike prej 8 vitesh drejtoj atelinë e Multimedias në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit. Kam qenë pjesë e grupeve të kërkimit shkencor mbi studime të tregut mediatik. Në drejtimin profesional në media jam angazhuar për 10 vite në krijimin dhe drejtimin e programit më të ndjekur të mesit në Radio dhe TV, Ëake Up në TCH dhe TAR. Kam prezantuar dhe kam qenë pjesë e produksioneve te patentave nderkombetare televizive si Big Brother Albania, The Money Drop (100 Milione) dhe Dilema (Deal or No Deal) ENDEMOL SHINE GROUP Zëri zyrtar i Top Channel dhe pjestar i bordit artistik të Top Albania Radios.
MSc. Erblin Jaku
Është diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2010 i është bashkuar grupit më të madh mediatik në vend Top Media. Ka një përvojë 10-vjeçare si gazetar dhe kryeredaktor në televizionin Top Channel. Është konsulent i pavarur për edukimin, këshillimin e karrierës dhe komunikimin. Mban titullin Master Shkencor në fushën e “Marrëdhënieve me Publikun”. Është pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për lirinë e medias dhe komunikimin.