- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën verore të Gjuhës, Historisë dhe Civilizimit Bizantin

SHKOLLË VERORE

E GJUHËS, HISTORISË DHE CIVILIZIMIT BIZANTIN

Trashëgimia Kulturore Bizantine dhe Pabizantine në Shqipëri

Shkolla verore e Gjuhës, Historisë dhe Civilizimit Bizantin organizohet nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës, nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe me mbështetje të Fondacionit Alexander S. Onassis dhe National Bank οf Greece Cultural Foundation, dy ndër institucionet kulturore më prestigjioze ndërkombëtare greke për zhvillimin e Letrave, Artit dhe Shkencës.

Shkolla verore mirëpret, pa pagesë, studentë të ciklit të parë (Bachelor) dhe të dytë të studimeve (Master) nga Departamenti i Historisë dhe departamentet e tjera të Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, si edhe studentë e të interesuar të tjerë, nën moshën 35 vjeç, që dëshirojnë të vijnë në kontakt dhe të njohin më thellë gjuhën greke bizantine, historinë dhe artin bizantin, si edhe trashëgiminë kulturore bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri.

Shkolla verore do të zhvillohet nga data 18-27 korrik 2022, në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës (me pjesëmarrje fizike), ndërsa një pjesë e leksioneve dhe e referateve do të mbahen në mjediset e institucioneve kulturore të vendit (Arkivi Qendror Shtetëror, Muzeu Historik i Tiranës, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, etj.).

Shkolla verore ofron mësime të gjuhës dhe paleografisë greke bizantine në nivelin fillestar për studentë pa njohuri paraprake ose me njohuri bazike të ndonjë forme të gjuhës greke. Me “gjuhë greke bizantine” nënkuptojmë formën dominuese të gjuhës së shkruar greke gjatë periudhës së Perandorisë Bizantine (v. 330-1453). Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ndërmarrë hapat e parë në leximin e teksteve greke të periudhës bizantine. Një tipar i veçantë i Shkollës Verore është mundësia që u krijohet studentëve për të ndërthurur njohuritë teorike gjuhësore me ushtrimin praktik përmes dokumenteve dhe kodikëve të dorëshkruar nga koleksioni i çmuar bizantin dhe pasbizantin (shek. VI-XIX) i Arkivit Qendror Shtetëror.

Në të njëjtën kohë, shkolla verore, përmes leksioneve dhe referateve, do t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuritë e nevojshme mbi historinë dhe civilizimin bizantin, gjuhë zyrtare e së cilit ishte greqishtja, si edhe mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë gjatë periudhës së Bizantit, pjesë e pandarë i të cilit vendi ynë ishte përreth 10 shekuj.

Shkolla verore zhvillohet nën përkujdesjen shkencore të Departamentit të Historisë dhe të Profesor Agamemnon Tselikas, Drejtor i Arkivit Historik dhe Paleografik të MIET, Greqi. Stafi akademik përbëhet nga profesorë dhe studiues të shquar nga institucione prestigjioze të studimeve bizantine të Greqisë, nga Departamenti i Historisë i Universitetit të Tiranës si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të tij, me përvojë të gjerë në fusha që lidhen me gjuhën greke, historinë dhe civilizimin bizantin dhe pasbizantin.

Shkolla verore zhvillohet nën drejtimin shkencor, përgjegjësinë dhe koordinimin e z. Andi Rembeci, pedagog në Departamentin e Historisë.

Përmes leksioneve dhe referateve, studentët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth temave:

Historia e gjuhës dhe e shkrimit grek bizantin
Studime për arbrit gjatë mesjetës bizantine
Dy kodikë të Gjeografisë së Ptolemeut (kodiku i Vatopedit, shek. XIII dhe kodiku i Bibliotekës Marciana, shek. XV).
Hapësira gjeografike e arbërve gjatë periudhës bizantine
Kronografia bizantine: kodiku i dekoruar kronografik i Joan Skilicit, shek. XIII
Trashëgimia jo materiale e Bizantit në Shqipëri: Arti i Muzikës Bizantine
Qyteti i Durrësit gjatë periudhës bizantine
Kapela bizantine dhe mozaikët në amfiteatrin e Durrësit
Monumente të arkitekturës bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri
Arti i pikturës bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri.
Tekste bizantine në librat e shtypur të bibliotekave të Beratit
Kalaja bizantine e Beratit
Dokumentet arkivore bizantine dhe diplomatika.
Duke shfletuar Bizantin nga Shqipëria: Kodikë-Tekste-Art
Bizanti dhe Rilindja: kodikë të shek. XV
“Bizanti pas Bizantit” në hapësirën shqiptare
Mbishkrimet në greqisht në territorin e Shqipërisë, dritare njohjeje me të shkuarën.
Libërlidhja e kodikëve të dorëshkruar bizantinë

Programi i Shkollës Verore, përveç pjesës teorike, përmban edhe aktivitete të tjera, si vizita të organizuara në vendet historike të periudhës, njohjen nga afër me monumentet, veprat e artit dhe koleksionet muzeore të trashëguar nga periudha bizantine dhe pasbizantine etj. Kështu, jashtë auditorëve, programi parashikon këto aktivitete shoqëruese:

Vizitë në Arkivin Qendror Shtetëror dhe njohja me kodikët dhe dokumentet në gjuhën greke.
Vizitë në kapelën bizantine të Amfiteatrit të Durrësit, në forumin bizantin dhe Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Koncert me interpretime të muzikës bizantine nga kori bizantin “Joan Kukuzeli” me drejtues z. Theodhor Peci.
Vizitë në Muzeun Historik Kombëtar dhe njohjen nga afër të koleksioneve muzeore të trashëguara nga periudha mesjetare. Vizitë në Pavijonin e Artit Ikonografik.
Udhëtim mësimor drejt qytetit-muze mesjetar të Beratit dhe vizita në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, kalanë mesjetare të Beratit, kishat bizantine dhe pasbizantine të kalasë-monumente kulture etj.

Numri total i pjesëmarrësve në shkollën verore do të jetë 40 vetë.

Aplikimet për shkollën verore do të kryhen online deri edhe më dt. 8 korrik 2022. Apliko tani…

Me përfundimin e shkollës verore, të gjithë studentët do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme