- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Thirrje për pranim artikujsh në revistën “STUDIME ALBANOLOGJIKE”

Revista STUDIME ALBANOLOGJIKE hap thirrjen për dërgimin e dorëshkrimeve për numrin 1 të revistës për vitin 2023. Fushat kërkimore të revistës, në koherencë edhe me titullin e saj, janë:

arkeologji dhe trashëgimi kulturore, histori, gazetari dhe shkenca komunikimi, gjeografi, gjuhësi, studime letrare.

Dorëshkrimet duhet të dërgohen në adresën elektronike të revistës: studimealbanologjike@fhf.edu.al. Afati i fundit për dërgimin është  31.05.2023.

Revista STUDIME ALBANOLOGJIKE pranon artikuj shkencorë në një nga këto gjuhë: shqip, anglisht.

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR AUTORËT

Revista STUDIME ALBANOLOGJIKE boton vetëm punime origjinale që sjellin dije të reja dhe të rëndësishme për kërkimin shkencor.

Dorëshkrimet duhet të paraqiten në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.

Dërgimi i dorëshkrimit nënkupton që punimi i paraqitur nuk është botuar më parë dhe nuk është në shqyrtim për t’u botuar gjetkë.

Autorët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e materialeve që paraqesin. Rastet e plagjiaturës (nëse do të evidentohen) do t’i raportohen si autorit, ashtu edhe autoriteteve përkatëse. Autorët do të nënshkruajnë një dokument ku do të vetëdeklarohen mbi origjinalitetin e punimit.

ORGANIZIMI I DORËSHKRIMIT

Dorëshkrimi duhet të përmbajë elementet e paraqitura më poshtë.

Titullin e artikullit;

Emrat e autorëve: Duhet të jenë të plotë, të ndiqen nga institucioni ku bën pjesë autori/ët si dhe nga adresa elektronike e të gjithë autorëve.

Fjalët çelës: Duhet të paraqiten 4-5 fjalë që të pasqyrojnë subjektin e punimit.

Abstraktin: Duhet të jetë mes 5000-7000 karaktere pa hapësirë, duhet të paraqitet në gjuhën angleze, nëse artikulli do të paraqitet në shqip dhe në gjuhën shqipe, nëse artikulli paraqitet në anglisht.

FORMATI I DORËSHKRIMIT

Dorëshkrimi duhet të ketë mes 15 000–30 000 karaktere pa hapësirë, duke përfshirë këtu titullin, përmbledhjen, tekstin, bibliografinë etj. Dorëshkrimi duhet të shkruhet në Microsoft® Office Word (versioni i 2003-it ose ndonjë version i mëvonshëm). Dorëshkrimi duhet të ketë shënime në fund të faqes (footnotes), shënime në fund të dokumentit (endnotes), të vendosura automatikisht në mënyrë elektronike. Numri i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm në të djathtë të faqes.

Titulli: (shqip, shkronja kapitale, bold, Times New Roman, 12 pt.)

Emrat e autorëve: (shkronja kapitale, bold, Times New Roman, 12 pt.)

Institucioni, email: (shkronja normale, Times New Roman, 11 pt.)

Abstrakti: (anglisht nëse artikulli paraqitet në shqip dhe shqip nëse artikulli paraqitet në anglisht, tekst normal, Times New Roman, 10 pt., 5000-7000 karaktere pa hapësirë)

Fjalët çelës: (anglisht, tekst normal, Times New Roman, 10 pt.)

Përmbajtja e dorëshkrimit: (Times New Roman 11 pt., Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.0)

Modeli i shënimeve në fund të faqes (footnotes): bazuar në “Chicago Style”: Emri i autorit, Mbiemri; Artikulli i cituar i futur në mes thonjëzave; Vepra nga është shkëputur, kursive e pa thonjëza; Shtëpia botuese; Viti i botimit; Faqet nga është shkëputur citimi.

Shembuj:

Arshi Pipa, “Fshatari në letërsinë bashkëkohore”, në Letërsia shqipe: perspektiva shoqërore, Princi, Tiranë 2013, f. 172 (nga një vepër)

Roland Barthes, “Retorique de l’image”, Communication 4, 1964, Editions de l’Institut de Sociologie de l’Universite Libre de Bruxelles, 1967, f. 31-45 (nga një artikull)

Formati i dorëzimit përfundimtar: Pas shqyrtimit të vërejtjeve nga autori, dorëshkrimi përfundimtar duhet dorëzuar edhe në versionin word, edhe në versionin pdf.

PROCESI I REDAKTIMIT

STUDIME ALBANOLOGJIKE është një revistë me redaktim të fshehtë të dyfishtë (double peer review), prandaj çdo dorëshkrim do t’i nënshtrohet procesit të redaktimit. Dorëshkrimi do të redaktohet nga dy redaktorë shkencorë, të cilët do të japin vlerësimin e tyre në përputhje me standardet akademike të kërkuara. Vërejtjet e redaktorëve (nëse do të ketë)  do t’i përcillen autorit të dorëshkrimit për të bërë korrigjimet e duhura. Autori duhet t’i marrë në konsideratë ose të argumentojë mosmarrjen në konsideratë. Vendimi përfundimtar lidhur me botimin e dorëshkrimit bëhet nga bordi editorial bazuar mbi raportin e vlerësimit të redaktorëve.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme