Departamenti i Gjeografisë, UT, në datat 2 dhe 3 Qershor 2022, mbajti Workshopin “Ditët e Gjeografisë 2022”. Dita e parë, 2 qershor 2022, iu kushtua tërësisht të gjithë studentëve në dy ciklet e studimit (Bachelor dhe Master). Workshopi përfshiu aktivitete të cilat shprehin kontributin e studentëve në zhvillimin e kërkimit gjeografik dhe të edukimit për zhvillim të qëndrueshëm. Në një seancë posterash, studentët e Masterit Shkencor, Viti II, paraqitën secilin nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, nënobjektivat përkatës si edhe indikatorët matës të tyre. Studentët e ciklit Bachelor dhe Master filluan krijimin e fondit fotografik profesional të Departamentit të Gjeografisë, nëpërmjet organizimit mes tyre të një konkursi në tre kategoritë e propozuara të fotografive profesionale gjeografike: “Gjeografi dhe natyra”, “Shoqëria në blicin e gjeografit”, dhe “Shqipëria ime turistike”, ku 30 studentë u shpëllën fitues me punët e tyre. Në përfundim të kësaj dite nga studentët u propozua dhe u vendos krijimi I një Klubi të ri studentor të emërtuar “UNI-4-WIKI – Students of University of Tirana for Wiki-Albanology” me objektivin për të angazhuar të gjithë stuentët e Gjeografisë dhe jo vetëm, për saktësimin e zërave shqip të Enciklopedisë së Lirë, si edhe krijimin e zërave të rinj shqip për tema të rëndësishme, dhe me saktësi të kontrolluar shkencore.
Dita e dytë e Workshopit “Ditët e Gjeografisë 2022” iu dedikua tregut të studimeve dhe formimit post-universitar. Fillimisht Departamenti i Gjeografisë dhe Departamenti i Historisë të Universitetit të Tiranës prezantuan programin e studimit të ciklit të tretë në “Shkenca Humane, Albanologjike dhe Gjeografike”, me drejtimet Gjeografi, Histori, dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në vijim Workshopi u përqëndrua tek formimi i vazhduar professional, me prezantimin e moduleve të trajnimit për punonjësit arsimorë në AMU dhe AML, të përgatitura nga Departamenti i Gjeografisë UT, në cilësinë e Agjencisë Trajnuese. Në pjesën e fundit të ditës së dytë u mbajt forumi me mësimdhënësit e Gjeografisë në AML dhe AMU për ndërtimin e argumentimit të benefiteve të përfshirjes së lëndës së Gjeografisë si kriter përzgjedhjeje të studentëve nga IAL-të në RSH. Pjesëmarrësit vendosën që të krijojnë disa grupe pune me objektivin e krijimit të argumentimit për IAL të ndryshme, si edhe që të krijojnë “Shoqatën e Mësimdhënësve të Gjeografisë – Shqipëri”. Një grup u ngarkua me detyrën që të konceptojë dokumentat bazë të kësaj shoqate, me objektivin që të formalizojë zërin e mësimdhënësve të Gjeografisë dhe të adresojë problemet e kësaj shkence në sistemin arsimor shqiptar.
Workshopi “Ditët e Gjeografisë 2022” u mbyll me sukses, duke e shndërruar atë në një traditë të konsoliduar që do të vazhdojë cdo vit.