- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

U përmbyll me sukses Java e Promovimit të Gjeografisë dhe Dita Ndërkombëtare e GIS

U realizuan me sukses të gjitha aktivitetet në kuadër të javës së Promovimit të Gjeografisë dhe Ditës Ndërkombëtare të GIS, nga 13 deri në 17 nëntor 2023, organizuar nga Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Tiranës. Aktivitetet u organizuan dhe koordinuan nga koleget PhD. Enkela Begu dhe Prof. as. Dr. Sonila Xhafa. Në ditën e parë u zhvillua një seancë trajnuese dhe eksperimentuese me nxënës të AMU në laboratorin e GIS/RS mbi aftësimin për ndërtimin e hartave digjitale dhe interpretimin e të dhënave gjeohapësinore. Aktiviteti u vlerësua shumë nga nxënësit, të cilëve iu vetënxit kurioziteti për të zbuluar metodat e reja të studimit gjeografik. Ditën e dytë u mbajt një ëorkshop proaktiv me studentë të Shkollës Doktorale të Gjeografisë UT, me qëllim thellimin e kontekstit hapësinor dhe rritjen e aftësive në përdorimin e GIS/RS në veprimtarinë kërkimore doktorale. Dita e tretë iu dedikua punimeve të studentëve të Masterit “GIS i Aplikuar” dhe lidhjes së tyre me tregun e punës. Përmes referimeve të tyre ata paraqitën kërkimet dhe teknikat në GIS, të konceptuar me një spektër të gjerë dhe të lirë tematikash. Një punë në terren vijoi ditën e katërt me përdorimin e Arc Gis Survey në kërkimin shkencor, me qëllimin që të aftësojë studentët në përdorimin e Survey123 si një aplikacion, gjurmues, monitorues, raportues, mbledhës i të dhënave si dhe një mjedis shumë i mirë analitik për rezultatet e mbledhura në terren për të dalë në rezultatet që bëhen menjëherë të disponueshme për analizë në ArcGIS në ndihmë të vendimarrjes. Në fund të kësaj dite pune në terren u zhvillua një analizë paraprake e të dhënave dhe rezultateve primare. Dita e pestë e javës së aktiviteteve i dedikohet nje tryeze te rrumbullaket me kolege dhe studente te Universitetit te Prishtines me synimin e hartimit te një akt marrëveshje midis institucioneve ne kuadër të bashkëpunimit në shkëmbim mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Së bashku u ndoqën edhe aktivitetet e organizuara në ASIG në kuadër të bashkëpunimit të akademisë dhe këtij institucioni në projekte të përbashkëta në fushën e GIS/RS.

Nga kjo javë aktivitetesh përfituan të gjithë studentët e Gjeografisë përfshirë doktorantët, nxënës të AMU, vendimmarrës dhe profesorë, ndërkohë që laboratori GIS/RS i Departamentit të Gjeografisë UT përfitoi për herë të parë 30 licensa profesionale, jo vetem per perdorim didaktik por licensa te dedikuara analizave vendimarrese per fusha te ndryshme, kerkim shkencor dhe aplikim ne terren. Licensat permbajne dhe nje spekter te gjere resursesh autodidakte ne fushen e GIS/RS dhe nje platforme e-learning per pregatitje per trajnime tematike dhe me pas pjesemarrjes së studentëve në testime   të certifikimit ndërkombëtar nga niveli bazik i njohurive e deri tek niveli i ekspertizes dhe drejtuesit profesional per kapacitetet gjeoinformative.

I urojmë kolegëve dhe studentëve arritjet më të larta në këtë fushë!

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme