- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Durrësi i vjetër: Nga Amfiteatri te Torra Veneciane

Nga Migena Balla

Durrësi është një qytet me goxha histori dhe pasuri mijra vjecare të cilat dhe sot vizitohen nga turistët. Qëllimi i zgjedhjes së kësaj teme është reklamimi dhe servirja e historisë tek njerëzit pa dallim moshe. Historia është prizmi i cili këto ditë preket më pak për këtë arsye kjo fushatë e ndërmarrë ka si qëllim të nxjerrë në siperfaqe rëndësinë e historis së një qyteti apo vendi.

Hapat kryesorë që janë përdorur për të kryer kete produksion: Fillimisht kemi evidentuar monumentet  më të rëndësishme të cilat do bëhen pjesë e videos promovuese e cila me anë të disa minutave do  shfaqi pamjet e qytetit të vjetër. Video eshte shoqeruar edhe me muzikë historike e cila do ti shkojë përshtat dhe natyrës së projektit

Dy posterat që janë mbështetës të videos, njëri i cili përshkruan Torrën Veneciane duke përfshirë edhe  murin e kalasë gjithashtu dhe posteri i dytë i cili përshkruan Amifiteatrin .Në poster janë vendosur informacionet më kryesore duke mos e ngarkuar dhe për të qënë më etike për syrin. Fotot e posterave janë foto origjinale të kapura në ditet e sotme.

Objektivi përfundimtar: Targeti ose shënjestra kryesore që kjo fushatë synon janë cdo grupmoshë pa dallim, kjo për faktin  që kjo fushatë është gjithëpërfshirëse jo vetëm për qytetarët  e qytetit por një pikë e fortë janë edhe turistët të cilët gjatë periudhës së verës  kanë tendencën të vizitojnë vendet historike të qytetit të Durrësit .

Përtej promovimit të këtij qyteti  që është mëse e dobishme kjo fushatë ka si qëllim të preki rrënjët e historisë së vëndit dhe pasqyrimi i tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.Projekti ka një larmi informacionesh interesnate që ngjallin interes .Një arsye tjetër e fortë është hapja e dyerve të turizmit dhe kush më mirë se një vënd bregdetar dhe me plot histori mund të tërhiqte vëmëndjen jo vetëm të vendasve por edhe të huajve gjatë periudhës veriore ku fluksi është më i madh.

Qëllimi i projektit është të prek cdo hapsirë të mundshme për tejcimin e mesazhit në targetin e duhur dhe kohën e duhur.Video është pika kyce e projektit pasi pamjet do të jenë arma kryesore e tejcimit të mesazhit tek targeti vetëm me anë të pamjeve te monumenteve kulturore.Video mund të hidhet po ashtu në median sociale pra ne faqet e internetit ,kjo një pike e forte pasi cdo person lundron në internet dhe ka akses në të ,kështu që video do jetë e aksesueshme në cdo hapsirë sociale dhe në kohë reale. Krijimi i logos është një tjetër pikë kyce e projekit pasi do jëtë tipari kryesor në fushtë.

Përtej vlerave kulturore dhe historisë goxha të pasur ndër vite si dhe i gjithë funksionimi i shtetit Ilir në atë kohë që absolutisht të lë pa fjalë .Mundi dhe puna e palodhur që populli dikur ka bërë për ti ngritur këto ndërtesa ,për ti bërë ato  funksionale në ditët e sotme nuk merret aspak parasysh.Pse e them këtë? Në qoftëse do kthehemi pas ne kohë këto monumente ishin vlera të patundura të popullit dhe autentike të tij ,ku pronari apo i zoti i ndërtesës e ruante me fanatizëm ,tashmë në ditët e sotme keto monumente janë lënë në mëshirë të fatit.

Investimet kanë muguar ndër vite ,rekalmimi i tyre është zero duke i lënë në harresë qoftë edhe për qytetarët vendas të qytetit, mosmirëmbajtja e tyrë tashmë i ka bërë të pavizitueshme nga askush .Shumica e disa monumenteve tashmë edhe mund të jenë rrënuar kjo për faj të investimeve apo projekteve të reja të panevojshme që bëhen dita ditës . E për këtë arsye sot është mjaft e vështirë të tërheqësh qytetarët për ti vizitiuar këto ndërtesa pasi lënia e tyre në mëshirë të fatit con në humbjen e interest për ti kushtuar rëndësinë që këto monumente ende meritojnë të kenë.

spot_img

Informohu i pari

Merrni artikujt e përzgjedhur në celularin tuaj

Video dhe foto ekskluzive

Raportime sipas qasjes së studentëve

Vëzhgime dhe investigime

Me abonimin tuaj merrni aksesin e plotë të arkivës me artikujve dhe produksioneve tona multimediale

Nga e njëjta kategori

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

Të fundit

Të ngjashme

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme